-
'Kundër MEK dhe bashkëpunëtorë të Soleimanit!' Pas ambasadorit, Shqipëria dëbon 2 diplomatë iranianë
Shqipëria dëbon dy diplomatë iranianë në ambasadën në vendin tonë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm. Sipas lajmit që ka bërë publik ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, diplomatët kanë vepruar "në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike". Një nga diplomatët ka dalë nga Shqipëria më 2 janar 2020 përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.
15 Janar 2020, 15:14