'Kundër MEK dhe bashkëpunëtorë të Soleimanit!' Pas ambasadorit, Shqipëria dëbon 2 diplomatë iranianë

'Kundër MEK dhe bashkëpunëtorë të Soleimanit!' Pas ambasadorit, Shqipëria dëbon 2 diplomatë iranianë

TIRANË - Shqipëria dëbon dy diplomatë iranianë në ambasadën në vendin tonë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm. Sipas lajmit që ka bërë publik ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, diplomatët kanë vepruar "në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike"

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z.Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z.Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë", bën të ditur ministri në detyrë, Gent Cakaj.

Ndërkohës, sipas Zërit të Amerikës e cila citon burime të qeverisë shqiptare, dy diplomatët po dëbohen për aktivitete kundër grupit MEK. "Sipas tyre, atasheu kulturor Seyed Ahmed Hosseini Alast kishte mbajtur poste të larta në Gardën Revolucionare të Republikës Islamike dhe Mohamed Peimanemati ishte anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit Mois dhe ishte përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e BE-së.Sipas burimeve ata kishin qenë bashkëpunëtorë të Kasem Solemanit", shkruan VOA.

Mohamed Peimanemati është këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë. Për këtë diplomat, mësohet se ai ka dalë nga Shqipëria më 2 janar 2020 përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Ndërsa Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri.

Në mars të vitit 2018, një organizatë që lufton për shembjen e formës së tanishme të qeverisjes në Iran të quajtur NCRI (Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit) i kishte bërë thirrje qeverisë shqiptare që të dëbojë nga Shqipëria dy diplomatë iranianë të akredituar në Tiranë, mes të cilëve edhe atasheun kulturor, Seyed Ahmad Hosseini Alast. Kjo kërkesë bazohej në Rezolutën e BE-së në prill 1997 mbi dëbimin e spiunëve iranianë të akredituar nën mbulesën diplomatike.

Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Po ashtu u dëbua dhe u shpall "non grata" edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane, Mostafa Roudaki. Ish-ambasadori akuzohej edhe nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë, si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria agjenturore e Iranit në Shqipëri. Vendimi asokohe u përgëzua nga Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo.

Seyyed Ahmad Hosseini Elast

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 15/01/2020 16:46

    Me thoni nje ambassador te ndo nje vendi qe nuk eshte spiun I vendit te tij. Arsyetim leshi me urdhra per ti bere qejfin ShBA.

    Përgjigju
    • Miti: 15/01/2020 21:20

      Sigurisht, por ka diplomate te vendeve mike ka dhe diplomate te vendeve armike qe punojne aktivisht kunder interesave te vendit prites. Kur kjo veprimtari i kalon caqet e te qenit informative atehere eshte e natyrshme te shpallen non-grata.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë