-
Lirimi i Dokles dhe Sulejmanit, Artur Metani nis inspektimet: Do shohim me kujdes çdo vendim gjykate 3 vitet e fundit
Inspektori i Lartë të Drejtësisë nis inspektimet për gjyqtarët dhe prokurorët në lidhje me trajtimin e kërkesave 'Lirim me Kusht' të dhëna për periudhën kohore nga 1 janari 2017 deri më 31 janar 2020. Kreu i ILD, Artur Metani nisi inspektimin pas lirimit me kusht të dy anëtarëve të 'Bandës së Durrësit' Endrit Dokles dhe Sardian Sulejmanit.
17 Shkurt 2020, 18:11 -
Pas Dokles, lirohet një tjetër anëtar i bandës së Durrësit i dënuar me 25 vjet burg për të njëjtën tentativë vrasjeje! Gjyqtari i fal 5 vite: Ka babanë të vetëm
Sardian Sulejmani, një tjetër anëtar i të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”, është liruar nga qelitë e burgut të Fierit prej tetorit 2019. Sulejmani rezulton i dënuar në korrik të vitit 2014 nga Gjykata e Lartë, me 25 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë” në dy raste ndaj Lulzim Berishës dhe “Vrasjes me paramendim” të Avni Gashit. Për të dyja këto krime që është dënuar Sulejmani ishte dënuar dhe Endrit Dokle, nga gjykata, pasi dy miqtë kanë bashkëpunuar në këto ngjarje kriminale.
20 Janar 2020, 15:49