Lirimi i Dokles dhe Sulejmanit, Artur Metani nis inspektimet: Do shohim me kujdes çdo vendim gjykate 3 vitet e fundit

Lirimi i Dokles dhe Sulejmanit, Artur Metani nis inspektimet: Do shohim me kujdes çdo vendim gjykate 3 vitet e fundit

Inspektori i Lartë të Drejtësisë nis inspektimet për gjyqtarët dhe prokurorët në lidhje me trajtimin e kërkesave 'Lirim me Kusht' të dhëna për periudhën kohore nga 1 janari 2017 deri më 31 janar 2020. Kreu i ILD, Artur Metani nisi inspektimin pas lirimit me kusht të dy anëtarëve të 'Bandës së Durrësit' Endrit Dokles dhe Sardian Sulejmanit.

Inspektimi ka si qëllim identifikimin e kërkesave me objekt “Lirim me kusht”, analizimin e procesit të administrimit dhe trajtimit të tyre, sigurimin e dokumentacionit përkatës dhe nëse vedimet e gjykatave janë në përputhje me legjislacionin përkatës. Pas përfundimit të inspektimit, ILD do të vendos dhe masat e nevojshme në lidhje me trajtimin sa më të drejtë të rasteve dhe zbatimin e ligjit.

Ky inspektimi nisi pas lirimit me kusht nga burgu të Endrit Dokles, një vendim skandaloz i Gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila pasi i hoqi atij dënimin e përjetshëm duke e ulur në 25 vite burg, e la të lirë me kush me 5 vite shërbim prove. Për këtë vendim ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi pezullim nga detyre të gjyqtares. Gjithashtu edhe Gjykata e Fierit vendosi lirimin me kusht të Sardian Sulejmanit, i cili ishte dënuar me 25 vite heqje lirie, duke i falur dënimin e mbetur prej 4 vjet, 10 muaj e 17 ditë burgim.

NJOFTIMI I INSPEKTORIATIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Në vijim të komunikimit publik të datës 08 Shkurt, si dhe duke marrë shkas nga njoftimet në media apo interesit të vazhdueshëm të opinionit publik, lidhur me veprimet e kryera së fundmi nga ana e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, sqarojmë se Inspektori i Lartë të Drejtësisë në kuadër të ushtrimit të funksioneve të tij kushtetuese dhe ligjore ka iniciuar kryerjen e një inspektimi tematik pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, gjykatave të apelit, si dhe të zyrave të prokurorive pranë tyre, mbi trajtimin e kërkesave me objekt “Lirim me kusht” për periudhën kohore 01.01.2017 – 31.01.2020.

Kryerja e këtij inspektimi ka për qëllim identifikimin e kërkesave me objekt “Lirim me kusht”, analizimin e procesit të administrimit dhe trajtimit të tyre nga ana e administratës gjyqësore, sigurimin e dokumentacionit përkatës, si dhe analizimin e tij me qëllim evidentimin e problematikave, të cilat mund të lidhen jo vetëm me çështje, të cilat kanë të bëjnë me mirëadministrimin apo cilësinë e dhënies së drejtësisë, por edhe me veprime apo mosveprime të magjistratëve, të cilat kanë sjellë si pasojë mosarsyetimin e vendimeve gjyqësore apo mosrespektimin e rëndë ose të përsëritur të legjislacionit procedural dhe material.

Inspektori i Lartë të Drejtësisë, duke mbajtur në konsideratë rëndësinë e veçantë të këtij procesi, po ndjek me vëmendje zhvillimet më të fundit në këtë drejtim. Përfundimet e kësaj veprimtarie inspektuese do t`i shërbejnë Zyrës së Inspektorit të Larë të Drejtësisë, të marrë masat e nevojshme ligjore me qëllim jo vetëm sigurimin e një trajtimi sa më të drejtë dhe të ligjshëm të këtyre kërkesave, por edhe të sigurojë zbatimin e parimit të ligjshmërisë apo atë të shtetit të së drejtës

I.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hajro: 18/02/2020 11:17

    me vendim nr.309, date 06.02.2019 Bledar Valiaj burri deputetes felaj i pashkolle behet prokuror. ne qershor te 2019 pas 16 muajsh sorrollatje dhe ndrimin e 2 trupave komisioneresh kastriot xhelal hajdut selita kalon vetingun me nje pasuri te deklaruar prej 500 000 eurosh, por totalisht e justifikuar nga grate grate e ketij pabuksi. Shikoje z. inspektor, mos beni me sy qorra dhe veshe shurdher !!!

    Përgjigju
  • drejtesia: 18/02/2020 10:46

    o vllai deputetes shif pak vendimin qe gjyqkari karstriot selita beri prokuror burrin e deputetes fela fela copa copa...duke mare kshu konfirmimin nga KPK-ja e zhulit eche pse nga pas as 1 kacidhe ne 2002, sot me 4 shtepi 2 garazhde, ne mes te Tiranes dhe G

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve