-
Krijohet Agjencia e Shpronësimit, Artan Shkreli: Do të ngrihet grup i specializuar për gjyqet me pronat
Është miratuar në Komisionin e Veprimtarisë ngritja e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve, që do të merret me shpronësimin e çdo prone për interes publik. Por kjo agjenci le të pandryshuar çmimet aktuale të shpronësimit të pronës. I pranishëm në komision zëvendësministri i Infrastrukturës Artan Shkreli tha se shteti ka humbur 90% të gjyqeve sa i takon këtij problemi dhe fatura financiare është e lartë.
27 Janar 2020, 16:31