Krijohet Agjencia e Shpronësimit, Artan Shkreli: Do të ngrihet grup i specializuar për gjyqet me pronat

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar në parim, Projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private për interes publik" të ndryshuar", që ka për synim ngritjen e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve. Ngritja e kësaj agjencie sipas zëvendësministrit të Infrastrukturës Artan Shkreli do të eliminojë problemin e mbartur të shpronësimeve.

Kjo agjenci shtetërore ndërvepron me kadastrën për lehtësimin e procedurave të shpronësimeve. Do të ulet numri i çështjeve në gjykatë, pasi do të ngrihet një grup i specializuar për këto çështje. Agjencia do të merret me uljen e borxhit dhe do ta zeroje atë. Kemi plot shpronësime të reja që kanë prioritet ndërkohë që harrojmë të vjetrat. Miratojeni pasi jemi përpara një situate thuajse emergjente për shpronësimet duke qenë  se janë edhe zonat e prekura nga tërmeti”, u shpreh zëvendësministri i Infrastrukturës Artan Shkreli.

Shkreli tha në komision se vonesat me shpronësimet përveç se kanë penguar shumë projekte, në të shumtën e rasteve kanë përfunduar në Gjykatë, ku shteti ka humbur në 90% të rasteve.

Nëse një shpronësim nga Ministria jonë bëhet në vlerën e 2 lekëve dhe tregu e ka 4 lekë, atëherë kur shkon në Gjykatë, individi merr dhe 5 apo 6 lekë. Shteti për fat të keq deri më tani ka humbur 90% të rasteve dhe ka pasur goditje në buxhet”, deklaroi Shkreli.

Mirëpo ngritja e këtij institucioni nuk do t’i japë zgjidhje problemit të çmimit zyrtarë që njeh shteti për pronat, çka shumë shpesh ka krijuar edhe pakënaqësi tek qytetarët. Për deputetin e PS, Dritan Bici nëse nuk shikohen çmimet e shpronësimit përsëri ngërçi nuk do të zgjidhet.

Shpronësimet e bëra për ndërtimin e hidrocentralit të Banjës kishin një vlerë për metër katror 1.100 lekë të vjetra. Çfarë parashikon ligji për këtë problem”, pyet Dritan Bici?

Nuk do të ndryshojë me krijimin e Agjencisë vlera e çmimit të shpronësimit. Ajo bëhet sipas akteve në fuqi dhe, kur flasim për token, ajo bëhet nëpërmjet një VKM-je dhe çmimit referencë të tokës, që është e njëjta që përdor Agjencia e Pronave”, tha drejtori Juridik në MIE, Enea Karakaçi.

Sa u përket çështjeve kur individë kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, ky projektligj nuk e prek praktikën e tanishme”, tha edhe zv/ministri Shkreli.

Rezistenca do të jetë përsëri e njëjtë”, u shpreh Dritan Bitri.

Agjencia e Shpronësimeve do të ketë buxhet të saj dhe do të jetë në varësinë e Infrastrukturës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë