-
Pr/ligji, pesticidet e paregjistruara s’do përdoren në bujqësi! Zv. Ministri: Synojmë rritjen e cilësisë së produkteve
Pesticidet apo produktet plehëruese që do të përdoren në bujqësi nga fermerët do të regjistrohen të gjitha përpara se të hidhen në qarkullim. Kjo me synim uljen e abuzimeve dhe rritjen e cilësisë së produkteve bujqësore, që parashikohet në një projektligj të hartuar nga Ministria e Bujqësisë. Por për përfaqësuesit e fermerëve regjistrimi dhe kryerja e analizave për produktin rrit kostot deri me 50 mijë lekë për çdo individ që shet produkte të tilla.
28 Janar 2020, 16:58