-
Tragjedia në Ostren/ Del ekspertiza: Tre familjarët u asfiksuan nga tymi i sobës së drurit...e vetmja e mbijetuar kalon rrezikun për jetën
Tre familjarët e familjes Tola që humbën jetën tre ditë më parë në Ostren të Bulqizës janë asfiksuar nga tymi i sobës së druve me të cilën ngroheshin gjatë dimrit. Ky përfundim ka dalë nga ekspertiza paraprake e kryer në Tiranë duke hedhur poshtë pistat e tjera si helmim me dashje apo helmin nga shishja e pesticideve që kishin brenda në shtëpi. Ndërkohë, një dritë shprese vjen nga Tiranë, në QSUT ku Merita Tola, 16-vjeçare është jashtë rrezikut për jetën.
17 Shkurt 2020, 11:04 -
Tragjedi në Bulqizë, nëna me 2 fëmijët asfiksohen nga tymi i sobës me dru (vajza do martohej në shtator!) Shpëton 16-vjeçarja /VIDEO
Rajmonda Tola, 45 vjeç, u gjet e pajetë në banesën e saj në fshatin Ostrimë të Madhe në Bulqizë, së bashku me djalin, Fatjonin 14 vjeç dhe vajzën, Rudinën 22 vjeç. Ndërkohë vajza tjetër e shtëpisë, 16-vjeçarja Merita Tola, u gjet me shenja jete, dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rudina ishte e fejuar, dhe më 5 shtator, do të kurorëzonte dashurinë në martesë.
14 Shkurt 2020, 12:01