-
Kronologjia e pacientit zero me koronavirus në Shqipëri: Nga shfaqja e simptomave deri tek analiza, 24 kontaktet vetëkarantinim në shtëpi!
Shqiptarja.com u interesua për kronologjinë e udhëtimit të djalit 28-vjeçar, nga Italia në Tiranë dhe se si u infektua me COVID-19 edhe babai i tij 54-vjeçar. Më 26 shkurt hyri me makinë personale nga Muriqani, në 5 mars shfaqi simptomat, mëngjesin e 8 marsit pasi telefonoi 127 iu mor mostra për kryerjen e analizës. Familja vetëkarantinim në shtëpi, asnjë pjesëtar tjetër me simptoma. Zbulohen 24 kontaktet dhe vetëkarantinohen, priten përgjigjet e analizave.
9 Mars 2020, 18:17