Kronologjia e pacientit zero me koronavirus në Shqipëri: Nga shfaqja e simptomave deri tek analiza, 24 kontaktet vetëkarantinim në shtëpi!

TIRANË - 28-vjeçari, i infektuari i parë me koronavirus në vendin tonë, u kthye nga Italia më 26 shkurt, por simptomat e para i ka shfaqur që më datë 5 mars, ndërsa mostra për të bërë analizën i është marrë mëngjesin e 8 marsit, kur ai ka telefonuar 127-ën.

Shqiptarja.com u interesua për kronologjinë e udhëtimit të djalit nga Italia në Tiranë dhe se si u infektua me COVID-19 edhe babai i tij 54-vjeçar.

Cila është historia e pacientit zero?

I riu me inicialet P.K, aktualisht konsiderohet pacienti zero, që është prekur në Itali nga koronavirusi edhe pse ka qëndruar disa ditë në Firence, një qytet jo në hartën e zonës së kuqe. Me makinë personale, djali ka udhëtuar i vetëm në drejtim të Shqipërisë, dhe ka zgjedhur të kalojë përmes pikës kufitare të Muqiranit, më 26 shkurt, për të vijuar rrugën për në Tiranë.

Shenjat e para ai ka shfaqur më datë 5 mars, megjithatë analiza në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik është bërë mëngjesin e 8 marsit, ditë kur edhe 28-vjeçari ka telefonuar në numrin e gjelbër të urgjencës kombëtare, 127. Më herët ai ka vizituar edhe një spital privat në kryeqytet. Nga vizita mjekësore e kryer në banesën e tij ku i riu jeton me prindërit, bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, të vetmit që kishin simptoma të dyshimta, ishin 28-vjeçari dhe babai i tij me inicialet V.K. Të dyve u janë marrë mostra dhe me daljen e rezultatit pozitiv për koronavirus mbrëmjen e së dielës, babë e bir janë transportuar me ambulancë për në Spitalin Infektiv në QSUT, ku ndodhen të karantinuar.

Deri më tani janë gjurmuar 24 kontakte që djali ka pasur prej kohës kur erdhi nga Italia, dhe të gjithëve u janë marrë tampone, përgjigjet e të cilëve ende nuk kanë dalë. Familjarët e djalit, dhe personat e tjerë që ai ka pasur kontakt ndodhen në vetëkarantinë në shtëpitë e tyre, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve.

Djali kishte temperaturë 38.8 gradë celcius, dhimbje fyti dhe diare, kjo e fundit një simptomë që shfaqet rrallë. Babai i tij 54-vjeçar, kishte temperaturë dhe dhimbje fyti por edhe vështirësi në frymëmarrje që nga vizitat mjekësore rezultoi se është një simptomë e vjetër për shkak të konsumimit të duhanit.

Doktoreshë Silva Bino ndau falenderimet për bashkëpunimin e pacientëve dhe të gjithë kontakteve të tyre që pranuan vetëkarantimin duke zbatuar me korrektësi udhëzimet.

"Ne kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero, dhe kemi kontaktin e ngushtë të tij, nuk kemi një transmetim komunitar. E kemi të qartë rrugën që ka ndjekur, dhe i kemi të qarta fare mirë kontaktet që ka pasur. Ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes. Ka qenë shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me pacientët, që janë treguar korrekt në lidhje me identifikimin e kontakteve të tyre, dhe ne kemi bërë gjurmimin. Falenderojmë pacientët dhe familjarët që po zbatojnë të gjitha rregullat. Gjatë gjithë kësaj kohe janë gjurmuar në Tiranë të gjitha kontaktet e mundshme që personat kanë pasur", tha Silva Bino, përgjegjësja e Departamentit të  Epidemiolgojise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Instituti i Shëndetit Publik.

Edhe ambientet që djali ka vizituar gjatë kësaj periudhe, veçanërisht një lokal në pronësi të tij në Tiranë, janë bllokuar dhe janë dezinfektuar të gjitha ambientet.

Gjendja e dy të prekurve nga koronavirusi është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione, por që të vlerësohen të shëruar, do të pritet të merret edhe një tampon tjetër me shpresën që rezultati të dalë negativ.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 09/03/2020 20:24

    Uroj qe pacienti zero te kete patur rast te takoje Saliun dhe t'ia kete ngjit virusin. Po vdiq ai s'vdes me njeri pas tij. Ashtu keshtu i vdekur i pakallur eshte. Saliu po i vdes njerezit nga frika duke perhapur panik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë