-
Tërmeti shembi shtëpinë, koronavirusi mbylli shkollat, 10-vjeçarja në çadër në Belsh: S'kemi internet për mësimet...kur na jep fqinja
Për shkak të situatës nga koronavirusi në vend shkollat janë mbyllur dhe mësimi po zhvillohet online në shtëpi. Por a kanë të gjithë mundësi nxënësit që të zhvillojnë mësimin online, duke nisur që te mungesa e një aparati celular, një kompjuter apo mundësia që të kenë lidhje në internet? E tillë është dhe familja Muça në fshatin Dushk të Belshit ku për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike nuk kanë mundësi të kenë internet.
25 Mars 2020, 15:31