-
Kredia sovrane, Abi Bank: Mund të aplikojnë të gjitha bizneset e prekura, brenda 10 ditësh iu përgjigjemi
Të gjitha bizneset e prekura nga vendimet qeverisë kundër përhapjes së COVID-19, do të mund të përfitojnë nga kredia me garanci sovrane. Drejtoresha e divizionit të korporatave në ABI Bank Anila Daci sqaron se pas aplikimit biznesi do të marrë përgjigje për 10 ditë për kërkesën e tyre. Sipas Dacit kredi do të mund të marrin edhe ata biznese që kanë një kredi tjetër në proces shlyerje. Ndërkohë Daci sqaron se vijon procesi i riskedulimit të kredisë.
9 Prill 2020, 15:31