Kredia sovrane, Abi Bank: Mund të aplikojnë të gjitha bizneset e prekura, brenda 10 ditësh iu përgjigjemi

Të gjithë bizneset e prekura nga masat e qeverisë kundër përhapjes së COVID-19, në vendin tonë, do të mund të përfitojnë nga kredia me garanci sovrane. Drejtoresha e divizionit të korporatave në ABI Bank Anila Daci, ka sqaruar për Report TV procedurat që do të ndiqen nga klientët që duan të përfitojnë kredinë. Sipas Dacit pas aplikimit biznesi do të marrë përgjigje për kërkesën e tij për kredi për paga brenda 10 ditësh.

“Siç ka dalë edhe në fletoren zyrtare këtu mund të aplikojnë të gjithë klientët, bizneset të cilët janë të prekur nga Covid-19, pra iu është prekur aktiviteti nga kjo situatë e vështirë e shkaktuar nga COVID-19.  Çdo klientë do të vijë dhe do aplikojë sipas kushteve dhe formave që ka banka në fuqi, ndërkohë që afati për të marrë një përgjigje nga data e aplikimit është 10 ditë. Pra brenda 10 ditësh klienti do të marrë një përgjigje në lidhje me kërkesën për financim deri në 3 rroga me garanci qeveritare. Megjithatë kjo nuk i pengon ata të vijnë dhe të aplikojnë edhe për financime të tjera për nevojat e tyre të krijuara për mungesë likuiditeti në këtë situatë. Po ashtu drejtoresha Daci sqaron se kjo është një kredi me terma të butë, pasi norma e interesit është shumë e ulët, 2.85%, dhe do të mbulojë tre paga mujore”, u shpreh Daci.

Po ashtu drejtoresha Daci sqaron se kjo është një kredi me terma të butë, pasi norma e interesit është shumë e ulët, 2.85%, dhe do të mbulojë tre paga mujore.

“Limiti i financuar nga ana e bankës do të jetë deri në 3 rroga bruto mujore sipas bordoros së muajit shkurt 2020, por rroga maksimale që mbulon garancia sovrane është deri në 150 mijë lekë të reja. Kjo është vendosur edhe nga vetë qeveria e cila garanton këto facilitet, do të jetë në kushte shumë preferenciale, maksimumi i interesit do të jetë në lekë  deri në 2.85%  dhe nuk do të ketë as komisione disbursimi apo komisione të tjera që mund të ngarkojnë klientin, pra është kredi shumë e butë në kushte shumë preferenciale”, sqaron Daci.

Ndër të tjera Drejtoresha e divizionit të korporatave ka shpjeguar faktin se kredi do të mund të marrin edhe ata biznese që kanë një kredi tjetër në proces shlyerje.

Të gjitha bizneset mund të aplikojnë për këtë kredi, e cila është preferenciale dhe nuk do të ketë asnjë pengesë nëse ata janë të kredituar nga banka ose jo. Megjithatë kjo nuk i pengon ata të vijnë dhe të aplikojnë edhe për financime të tjera për nevojat e tyre të krijuara për mungesë likuiditeti në këtë situatë”, thekson drejtorja e Divizionit të Korporatave në ABI Bank.

Daci sqaron më tej se në ABI Bank vijon edhe procesi i riskedulimit të kredisë, teksa thekson se kërkesat për shtyrje të afateve të shlyerjes së këstit të kredisë kanë qenë nga të gjitha kategoritë.

Ne kemi pasur aplikime për shtyrje këstesh nga 1 deri në tre muaj të cilat i kemi proceduar të gjitha nga ABI Bank. Shumëllojshmëria e klientëve ka qenë nga të gjitha kategoritë”, shprehet Anila Daci.

Kredia me garanci sovrane paketa e radhës financiare e qeverisë për të mbështetur biznesin e dëmtuar nga Covid-19. Për bankën Amerikane të Investimeve linja e garancisë shtetërore që është lëshuar është në vlerën e në vlerën 500 milionë lekëve. Ndërkohë përveç këtyre dy sfidave për riskedulim të kredisë dhe kredinë sovranë, ABI Bank po punon edhe për të gjithë klientët që kanë kërkesa të ndryshme.

INTERVISTA E PLOTË ME DREJTOREN E DIVIZIONIT TË KORPORATAVE NË ABI BANK ANILA DACI

Sektori bankar po përballet me sfida të vazhdueshme në këtë periudhë kur në vendin tonë është përhapur edhe koronavirus. Si po e përballon sistemi bankar gjithë situatën e krijuar nga përhapja e COVID-19 në vendin tonë?

Në tek ABI Bank mendojmë se sistemi bankar ka mundësi që të sigurojë likuiditetin e nevojshëm për ti qëndruar sa më pranë  klientëve në vështirësi, në këtë situatë të krijuar nga COVID-19. Ne si ABI Bank po punojmë shumë në këto momente sidomos për t’ju përgjigjur kërkesave të klientëve për mbështetje për financime deri në3 rroga me garanci qeveritare,por përveç tyre ne çdo ditë kemi kërkesa nga klientë jo vetëm për financim për rroga nëpërmjet garancisë qeveritare e cila është edhe kredi me terma preferencial por edhe për financime të tjera të ngjashme për struktura të veçanta qoftë investimi apo kapital sidomos në këto momente të vështira. Edhe për depozitarët e bankës kemi krijuar produkte të veçanta investimi  me interesa dhe kushte interesante sidomos për ata investitor strategjik dhe afatgjatë. Jo vetëm ABI Bank por i gjithë sistemi bankar është përkrah klientëve për t’ju përgjigjur dhe suportuar në çdo moment nevojave për garancinë dhe likuiditetet e nevojshme.

Ju përveç se keni dy sfida kryesore, siç është riskedulimi dhe kredia sovrane, jeni edhe në komunikim të vazhdueshëm me klientët, por do të përqendrohem pak tek vendimi i qeverisë për garancinë sovrane. Kush do të mund të përfitojë?

Siç ka dalë edhe në fletoren zyrtare këtu mund të aplikojnë të gjithë klientët, bizneset të cilët janë të prekur nga Covid-19, pra iu është prekur aktiviteti nga kjo situatë e vështirë e shkaktuar nga COVID-19.

Deri në çfarë limiti mund të financojë banka?

Limiti i financuar nga ana e bankës do të jetë deri në 3 rroga bruto mujore sipas bordoros së muajit shkurt 2020, por rroga maksimale që mbulon garancia sovrane është deri në 150 mijë lekë të reja.

Nëse do të futemi në anë teknike, cilat janë ato procedura që duhet të ndjekin klientët për të përfituar kredi dhe sa mund të zgjasin të gjitha procedurat nga momenti i aplikimit deri tek momenti i aprovimit?

Çdo klientë do të vijë dhe do aplikojë sipas kushteve dhe formave që ka banka në fuqi, ndërkohë që afati për të marrë një përgjigje nga data e aplikimit është 10 ditë. Pra brenda 10 ditësh klienti do të marrë një përgjigje në lidhje me kërkesën për financim deri në 3 rroga me garanci qeveritare. Megjithatë kjo nuk i pengon ata të vijnë dhe të aplikojnë edhe për financime të tjera për nevojat e tyre të krijuara për mungesë likuiditeti në këtë situatë.

Ju e thatë pak më parë që do të jetë një kredi me terma të butë, sa do të jetë norma e interesit dhe a keni menduar se sa do të jetë tavani që do të paguaj klienti për këstin mujor? Apo do të varet klient pas klienti?

Kjo është vendosur edhe nga vetë qeveria e cila garanton këto facilitet, do të jetë në kushte shumë preferenciale, maksimumi i interesit do të jetë në lekë  deri në 2.85%  dhe nuk do të ketë as komisione disbursimi apo komisione të tjera që mund të ngarkojnë klientin, pra është kredi shumë e butë në kushte shumë preferenciale.

Një biznes për sa kohë duhet të shlyej kredinë? Janë vendosur afatet?

Edhe për këtë është kërkuar nga qeveria që çdo financim i tillë deri në 3 rroga do të jetë maksimumi deri në 2 vjet dhe iu është dhënë mundësi që 3 muajit e parë të kredisë të jenë periudhë pushimi ku klienti mund të paguajë vetëm interesin dhe më pas në periudhën tjetër do të paguaj edhe principal plus interes ose varet se si do të biem dakord me klientin në forma të ndryshme si këste tremujore etj.

Do të jetë pengesë një kredi e marrë më përpara për ata klientë që duan të marrin një kredi tjetër?

Të gjitha bizneset mund të aplikojnë për këtë kredi, e cila është preferenciale dhe nuk do të ketë asnjë pengesë nëse ata janë të kredituar nga banka ose jo.

Përveç garancisë sovrane nga ana e Shtetit, biznesi duhet të shtojë edhe kolateral? Vetë biznesmenët do të jenë dorëzojë e kredisë?

Vetë kompania do të marrë kredinë dhe kompania do të paguaj kredisë dhe nuk do të ketë garanci të tjera pasi kjo është një garanci e garantuar nga vetë qeveria.

Çfarë po ndodh me riskedulimin e kredisë tjetër? Keni pasur aplikime nga klientët tuaj për të shtyrë pagesën e këstit të kredisë?

Ne kemi pasur aplikime për shtyrje këstesh nga 1 deri në tre muaj të cilat i kemi proceduar të gjitha nga ABI Bank. Shumëllojshmëria e klientëve ka qenë nga të gjitha kategoritë.

VIDEO/ Intervista e plote

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritan: 15/04/2020 22:58

    une kam nje biznes te vogel & kam aplikuar gati 12 dit dhe sme kan mar ne tel per te me njoftuar..

    Përgjigju
  • Daci: 10/04/2020 23:07

    Kur ben dhe kjo gagacja sikur do zgjidhi hallet e biznesit, po ben si papagall vendimin e qeverise... na myten te paaftet...

    Përgjigju
  • bankier: 09/04/2020 18:45

    kohe te arta si per bankat si per qeverine qe do vjedhe dhe ate pak buxhet qe mezi e mbledh. vec me qene budalle shqiptaret te futen dhe nje here ne kredi se nuk lajne dot kredite e meparshme e nuk arijne te paguajne punetoret. futi nje te mbyllur dhe hape kur te vijne kohe te mira ... cngaterohesh me hajdute me cizme te te gjitha formave e llojeve,

    Përgjigju
    • O bankier: 09/04/2020 23:41

      O bankier! Po edhe kur jep leke fale qeveria prape hasha ju duket!???? Ke po vjedhin bankat o leshko? Apo qe po ndajne lek pa fitim fare duke ju sherbyer edhe njerezve si ti? Une punoj ne banke dhe me vjen shume keq qe edhe te punoj me maske gjithe diten, edhe te mos fitoj lek, dhe te quhem hajdut. Cfare mosmirenjohjeje!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi

Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi