-
Koronavirusi/ Bllokimi lehtëson ndotjen e ajrit në Indi, njerëzit mund të shohin Himalajet për herë të parë në 'dekada'
Njerëzit në shtetin verior të Indisë, Punjab, po reagojnë të habitur dhe frikësuar në të njëjtën kohë teksa për herë të parë në dekada mund të shohin me sy të lirë vargmalet e Himalayas. Zvogëlimi i ndotjes së ajrit për shkak të bllokimit të vendit si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit iu jep mundësinë banorëve të këtij vendi të shohin qartë në më shumë se 100 milje larg vargmalet e Himalayas.
10 Prill 2020, 02:27