Koronavirusi/ Bllokimi lehtëson ndotjen e ajrit në Indi, njerëzit mund të shohin Himalajet për herë të parë në 'dekada'

Koronavirusi/ Bllokimi lehtëson ndotjen e ajrit në Indi, njerëzit mund të shohin Himalajet për herë të parë në 'dekada'

Njerëzit në shtetin verior të Indisë, Punjab, po reagojnë të habitur dhe frikësuar në të njëjtën kohë teksa për herë të parë në dekada mund të shohin me sy të lirë vargmalet e Himalayas. Zvogëlimi i ndotjes së ajrit për shkak të bllokimit të vendit si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit iu jep mundësinë banorëve të këtij vendi të shohin qartë në më shumë se 100 milje larg vargmalet e Himalayas.

Indianët në qytetin e Jalandhar dhe zonën përreth kanë postuar fotografi në internet me pamje nga shtëpitë e tyre, ndërsa disa shprehen se nuk i kanë parë majat e Himalajeve nga aty për dekada.

"Për herë të parë në pothuajse 30 vjet mund të shoh qartë Himalajet për shkak të bllokimit të ndotjes së ajrit pas mbylljes së India. Thjesht mahnitëse", ka shkruar Manjit Kang.

Fenomeni është bërë i mundur pas një përmirësimi dramatik të cilësisë së ajrit javët e fundit, pasi industritë u mbyllën, makinat dolën nga rruga dhe linjat ajrore anuluan fluturimet në përgjigje të pandemisë koronavirus .

Delhi pa deri një ulje prej 44% të niveleve të ndotjes së ajrit PM10 në ditën e parë të kufizimeve të tij, ka bërë me dije Bordi Qendror i Kontrollit të Ndotjes së Indisë . Standardi PM10 që mat grimcat e ajrit në ajër  tregonte se ato shënonin 10 mikrometra më të vogla në diametër.

Raporti thoshte se, në total, 85 qytete në të gjithë Indinë panë më pak ndotje të ajrit në javën e parë të bllokimit mbarëkombëtar. Ndërkohë, cilësia e ajrit në Jalandhar, e cila ndodhet më shumë se 100 milje larg Himalajeve, është matur si "e mirë" në indeksin kombëtar të vendit për 16 nga 17 ditët që kur u njoftua bllokimi në shkallë vendi.

Ndërkaq, krahasuar me 17 ditët e para të marsit të këtij viti, ku vetëm tre ditë panë cilësi "të mirë" të ajrit, vitin e kaluar- e njëjta periudhë 17-ditore- nuk arriti dot të regjistrojë qoftë edhe një ditë të vetme të cilësisë së "mirë" të ajrit.

Pavarësisht se është shkaktuar joqëllimisht, ky pastrim i mjedisit nga ndotja është mirëpritur sidomos nga njerëzit  e qyteteve të mëdha, të cilat janë edhe më të ndoturat. India është e 21-ta nga 30 zonat urbane më të ndotura në botë , sipas të dhënave të përpiluara në Raportin e Cilësisë së Ajrit Botëror të IQAir AirVisual për vitin 2019. Megjithatë, vargu i famshëm malor edhe pse më i dukshëm, ai është gjithashtu më i shkretë. Shumë nga malet e saj janë mbyllur për alpinistët për gati një muaj.  

India ka qenë në bllokim për më shumë se dy javë , pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Narendra Modi për "një izolimin e plotë  të banorëve". Vetëm shërbimet më të domosdoshme të këtij vendi kanë qenë funksionale, përfshirë shërbimet e ujit, energjisë elektrike, shëndetit dhe zjarrit, dyqanet ushqimore dhe shërbimet komunale. Ndërkaq, janë mbyllur të gjitha dyqanet e tjera, ndërmarrjet tregtare, fabrikat, punëtoritë, zyrat, tregjet dhe vendet e adhurimit si dhe janë ndalur autobusët e metrotë ndërshtetërore.

Vendi ka raportuar 6,725 raste të të infektuarve me Covid-19 deri tani, ndërsa 226 persona kanë ndërruar jetë dhe 620 janë shëruar.

1586478600_Screenshot8.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)