-
Lufta/ Nafta arrin ‘majat’, në Tiranë me 202 lekë/litri! Ekspertët: Treg monopol, të aktivizohet rezerva e sigurisë
Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur përsëri duke arritur një maksimum prej deri 202 lekë litri në disa pika karburanti. Krahasuar me një ditë më parë nafta është shtrenjtuar deri me 6 lekë për litër. Ekspertët thonë se është koha për masa dhe jo monitorime
17 Mars, 17:05 -
-
A duhen rishikuar taksat e karburantit? Braçe: Tarifat rëndojnë vetëm kur tregu është i mbyllur
Për të frenuar një shtrenjtim të çmimit të naftës edhe më shumë, Shoqata e Hidrokarbureve ka thënë më herët në Report Tv se duhet të rishikohen taksat, pasi në një litër naftë rëndojnë sot 4 taksa, akciza, TVSH-ja, taksa e karbonit dhe e qarkullimit.Po
16 Mars, 18:30 -
Tregu i hidrokarbureve kartel? Braçe i përgjigjet Ibrahimajt: Evidente, vendosin të njëjtat çmime brenda një dite, shteti bën sikur nuk e kupton
Deputeti socialist Erion Braçe i përgjigjet ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, sipas së cilës nuk ka një kartel që cakton çmimet e naftës.
16 Mars, 18:27 -
Task-Forca për shtrenjtimin e naftës, Braçe për Report Tv: Nuk mjafton! Modeli i tregut pa transparencë, kartel që vendos çmimet njësoj
Për deputetin e PS, Erion Braçe shtrenjtimi i naftës nuk tregon ndikimin real të konfliktit në Lindjen e Mesme, por sipas tij është abuzim nga ana e sektorit të hidrokarbureve. Për Report Tv, Braçe thotë se ky sektor vepron si kartel dhe vendosin të njëjtat çmime brenda së njëjtës ditë dhe në të njëjtën orë.
16 Mars, 18:21 -
Ministrja Ibrahimaj për Report Tv: Plan për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligj për një rezervë shtetërore! I prezantojmë brenda vitit
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se qeveria po harton një plan për ngritjen e një kompanie shtetërore të tregtimit të karburanteve.Komentet Ibrahimaj i bëri në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, ku tha se një kompani shtetërore e naftës do të
11 Mars, 21:50 -
-
Nga Bordi i Transparencës tek ulja e taksave, si mund të menaxhohet një rritje e çmimit të naftës? Flasin ekspertët
Qeveria shqiptare deri më tani nuk ka dalë me ndonjë vendim apo njoftim nëse do të marrë masa për tregun e karburanteve. Shumë shohin si zgjidhje një ulje të përkohshme të taksave, por të tjerë gjykojnë se duhet të rikthehet Bordi i Transparencës si në vitin 2022.
6 Mars, 16:28 -
Shtrenjtimi i karburantit brenda javës, ekspertët: Ka abuzim, por mungesa e prodhimit të naftës na godet
Rritja e çmimit të karburantit 2-herë brenda pak ditësh, me argumentin e luftës në Lindjen e Mesme, për ekspertin Fatos Çoçoli, është hapur një abuzim.“Ajo naftë që u shtrenjtua, nuk u prit as pesë ditë nga konflikti, nuk ishte naftë që erdhi me &
6 Mars, 16:27 -
Ekskluzive/ Qeveria thërret në takim kompanitë e karburanteve, 1 javë pas luftës në Lindjen e Mesme çmimi i naftës u shtrenjtua deri në 10 lekë litri
Nga 5 deri në 7 lekë është shtrenjtuar këtë të premte çmimi i naftës me pakicë në tregun tonë. Një litër naftë tashmë po blihet nga qytetarët deri në 184 lekë. Ndërkohë qeveria është vënë në lëvizje duke thirrur një takim me kompanitë e karburanteve, për të diskutuar mbi situatën.
6 Mars, 15:49 -
-
Nafta shtrenjtohet me 6 lekë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, 'Konkurrenca': Po monitorojmë karburantet, s'do tolerohen rritjet e pajustifikuara
Shqipëria po preket nga Lufta në Lindjen e Mesme. Pasojat ekonomike kanë nisur të reflektohen menjëherë në tregun e hidrokarbureve. Këtë të mërkurë
4 Mars, 15:05 -
Lufta në Lindjen e Mesme prek edhe Shqipërinë! Nafta shtrenjtohet me 6 lekë, arrin 179 lekë litri! 'Konkurrenca' nis monitorimin
Kompanitë e tregtimit të karburantit në vend kanë nisur të shtrenjtojnë naftën me pakicë. Këtë të mërkurë çmimi i naftës ka arritur deri 179 lekë litri, duke reflektuar një shtrenjtim me rreth 6 lekë për litër.
4 Mars, 12:49 -
-
Viti 2025/ Të ardhurat nga Doganat 2.5 mld euro, rekord zhdoganimi i karburanteve dhe cigareve
Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në performancën pozitive të Doganave lidhen kryesisht me mirëadministrimin, luftën kundër kontrabandës, dixhitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e zhdoganimeve të të gjithë mallrave, me efekt kryesor te mallrat e akcizës.
7 Janar, 11:26 -
Brenda pak orëve, me makinën që i vodhi taksistit në Tiranë shkoi dhe grabiti me armë zjarri karburantin në Fushë-Krujë, shpallet në kërkim 29-vjeçari (EMRI)
Edhe më 10 maj të këtij viti 29-vjeçari ishte bashkëautor i grabitjes së një tjetër pike karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ndërsa më 30 maj, nën kërcënimin e armës i vodhi një shumë të konsiderueshme parash një tjetër taksisti në fshatin Fushë Mamurras.
5 Janar, 21:43 -
Bllokada e fermerëve grekë lë Shkupin pa karburant, shpallet kriza energjitike
Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendjen e krizës energjitike pasi bllokadat e fermerëve grekë në kufi kanë ndërprerë furnizimin me karburant për termocentralet. Kjo masë i lejon kompanisë shtetërore të energjisë ESM të përdorë rezervat shtetërore të karburantit pa asnjë kompensim financiar.
25 Dhjetor 2025, 15:43 -
Vodhën naftë nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
Rasti është evidentuar pas kontrollit të pamjeve të kamerave të sigurisë ndërsa janë marrë masa disiplinore edhe ndaj një efektivi të Policisë Bashkiake. Të tre punonjësit kanë kërkuar rikthimin në detyrë.
25 Dhjetor 2025, 12:39 -
Evazion fiskal e kontrabandë, zbulohen 3 pikat e karburantit pa liçencë në Fushë-Krujë, Burrel e Sarandë! Qarkulluan mbi 15 mln litra karburant, sekuestrohen sasi të konsiderueshme
Hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë zinxhirin kontrabandues dhe subjektet apo zyrtarët e përfshirë, duke u referuar në organet kompetente. Pikat e karburantit nuk zotëronin licencë për shfrytëzim të aktivitetit dhe për rrjedhojë nuk mund të blinin dhe shisnin produktin tregëtues sipas legjislacionit fiskal.
5 Nëntor 2025, 20:24 -
Turizmi nxit konsumin e produkteve, doganat arkëtojnë rekordin e 1.62 mld euro në 8 muaj
Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raportojnë se për 8 mujorin 2025 janë realizuar 158 miliardë lekë të ardhura nga doganat dhe se në krahasim me 8-mujorin 2024 janë rreth +5,3 miliardë lekë lek më shumë.
2 Shtator 2025, 13:17