-
Të armatosur me maska, doreza, syze e helmeta/ REPORT TV një ditë në terren me epidemiologët, 3 zonat e nxehta në Tiranë
Në Tiranë janë 9 grupe epidemiologësh që çdo ditë dalin në terren për gjurmimin e rasteve të dyshuara dhe identifikimin e tyre. Report Tv ndoqi një ditë të punës të epidemiologeve, të cilët u drejtuan në rrugën "Jordan Misja" për të marrë tamponin e tre rasteve të dyshuara. Procesi përfundon në ISHP aty ku del dhe përgjigja e analizave. Në kryeqytet zonat më të nxehta janë në "Astir", "Fresk" por dhe tek zona e ish-stacionit të trenit.
17 Prill 2020, 16:16