Në njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë janë 9 grupe epidemiologësh të cilët dalin në terren dhe shkojnë pranë rasteve të dyshuara për tu bërë tamponin. Sot ne do të jemi pranë tyre për të ndjekur një rast të dyshuar dhe se si ndodhë e gjithë procedura. Aurora Xhixha është njëra prej epidemiologeve që cdo ditë del në terren për të shkuar pranë personave që kanë shfaqur simptoma të covid-19 dhe u merret tamponi. Aurora tregon se cdo mëngjes njihen me rastet e reja të dyshuara dhe më pas dalin në terren.
“Ngarkesa shfaqet që në mëngjes. Cdo mëngjes ne jemi në kontakt me drejtoreshën e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor rajonal Tiranë, zonjën Valbona në mbledhjen e mëngjesit duke raportuar rastet një pas një dhe më pas duke shpjeguar situatën dhe duke marrë vendime se cila prej rasteve duhet të tamponohet, duhet tu marrim tamponin nasofaringal. Informacioni tek ne vjen përmes 127”-u shpreh epidemiologia Aurora Xhixha.
Veshja me masat mbrojtëse para se të shkojnë pranë rasteve të dyshuara është një ndër hapat kryesor për tu mbrojtur dhe për të qenë të sigurt. Para se të dalin në terren grupi prej tre personash, duhet të vendosin tre maska, 3 palë doreza, syze dhe helmeta mbrojtëse.
“Ky është momenti që ne do të ngjitemi sipër për të marrë mostrat tampon covid-19 për personat e dyshuar”.Pasi zbresin nga banesa e rasti të dyshuar, epidemiologët heqin sipas procedurës veshjet mbrojtëse dhe i fusin në një qese për t'u eliminuar më pas përmes djegies.
Pasi u merret tamponi personave të dyshuar më pas ato sillen në Institutin e Shëndetit Publik, këtu ku ndodhet dhe laboratori i certifikuar për të kryer analizat e koronavirusit. I gjithë procesi përfundon këtu dhe pas 8 orësh dalin përgjigjet e analizave. Kryeqyteti mban numrin më të lartë të rasteve me covid-19, por zonat më të nxehta janë në "Astir", tek "Fresku" dhe zona e ish-stacionit të Trenit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7865
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit
4 Dhjetor 2022, 17:58
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:26
-
Turizmi në Shqipëri, mbi 6.7 milionë të huaj për 10 muajt e parë të vitit! Ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve
1 Dhjetor 2022, 16:40
-
Situata Covid-19 në vend! 5 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
30 Nëntor 2022, 18:00
-
Raporti i OKB: Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve të huaj në 7 muajt e parë të 2022, krahasuar me 2019-n! Turizmi po tejkalon ndikimet e COVID-19
28 Nëntor 2022, 15:13
-
6 të infektuar nga 381 testime të kryera! Asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit
26 Nëntor 2022, 18:06
-
Asnjë humbje jete dhe 11 persona të infektuar në të gjithë vendin! Situata Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
23 Nëntor 2022, 17:29
po na thoni emra te dime ku te ruhemi se mos i kemi ne pallat se ne jemi te ndyre ne gen po e hongra une le ta hajn te gjithe, ose veni nai polic te dera ta rijn mos te dali jashte
Përgjigju