-
Alimehmeti pakënaqësi me rinumërimin, publikon foton e një flete votimi: U konsiderua abuzivisht e pavlefshme
Edhe Alimehmeti ka shprehur pakënaqësi për procesin e rinumërimit. Teksa ka publikuar një fletë votimi, ai shtron pyetjen nëse vota është në të vërtetë e pavlefshme siç e ka shpallur KAS.
25 Qershor 2025, 11:45 -
Jakin Marena: PD shpalli ‘tradhtarë’ numëruesit e vet, 'firmosi' numërimin elektronik
Numëruesit e PD, të cilët qëndruan me ditë të tëra në përballje me procedurat e gjata dhe të lodhshme të kalimit një më një të fletëve të votimit, akuzohen nga kandidatët demokratë të listës së hapur për deputetë se kanë trafikuar votat nga një kandidat tek tjetri
13 Qershor 2025, 19:09 -
Ankimet ngelin ekskluzivitet i partisë, kandidatët e PD rrëzohen në Kolegj: S’mund të ankohen për vjedhjen e brendshme të votave
Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kandidatët e Partisë Demokratike të cilët të vetëm kërkuan rinumërim në zonat e tyre. Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja dhe Ilirjana Kuçana nuk kanë të drejtë si individë të kërkojnë rinumërim, as sipas gjykatësve. Kështu kishte vendosur më herët edhe KQZ, që ja njeh të drejtën e ankimit, vetëm partive.
12 Qershor 2025, 14:16 -
Kërkuan rinumërimin e votave të tyre, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e Alimehmetit, Kalasë dhe Kuçanës, shtyhet seanca për Shehun! Shkak mungesa e tij
Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e Alimehmetit në Tiranë dhe Aulon Kalasë dhe Ilirjana Kuçanës në Durrës për votat preferenciale. Seanca për Shehun në Kukës u shty për shkak të mungesës së tij. Kandidatët e PD iu drejtuan Kolegjit pasi KAS iu rrëzoi ankimimet për rinumërim me argumentin se kërkesa duhet të bëhet në emër të subjektit politik.
12 Qershor 2025, 11:06 -
Ervis Iljazaj: Ligji absurd që nuk lejon kandidatët për deputetë të ankimojnë rezultatin
Me pak fjalë, sjellja e kandidatëve për deputetë është e kushtëzuar nga partia politike. Nëse ajo e lejon mund ta ankimosh rezultatin, në të kundërt nuk mund të gjesh të drejtën tënde si kandidat për deputet. Në këtë mënyrë që është hartuar ky ligj është duke na sjellë reminishencat e mandatit imperativ, i cili është hequr që nga koha e Revolucionit Francez në vitin 1789
4 Qershor 2025, 23:05 -
-
FOTOLAJM/ Alimehmeti ‘luftë’ për rinumërimin e votave, Berisha shfaqet krah Tabakut në asamblenë e PPE
Ndërsa Ilir Alimehmeti lufton i vetëm në Kolegj Zgjedhor për mandatin që i mori Jorida Tabaku me një diferencë të ngushtë votash, Sali Berisha udhëton në Strasburg krah saj, duke lënë pas një imazh të fortë braktisjeje politike.
3 Qershor 2025, 17:52 -
-
PD kundër kandidatëve të saj në KAS/ Çaka Report Tv: Kërkesat për rinumërim pa mbështetjen e partisë të pavlera! Kalaja zgjidhje të pahijshme që ankimoi me PLL
Dritan Çaka, anëtar i Komisionit Rregullator në KQZ, deklaroi se vetëm subjektet zgjedhore të regjistruara ose kandidatët e pavarur kanë të drejtë të ankimojnë vendimet në KAS dhe Kolegj Zgjedhor. Ai theksoi se ankimet individuale pa mbështetjen zyrtare të partisë janë të pavlefshme.
3 Qershor 2025, 15:00 -
KAS u rrëzoi ankimimet, Alimehmeti, Kalaja dhe Shehu e çojnë në Kolegj rinumërimin e votave të tyre! Nesër shorti (KËRKESAT)
Kandidatët e opozitës që kanë pretendime për votën preferenciale brenda koalicionit PD-ADSHM nuk tërhiqen nga beteja për rinumërim. Tre prej tyre ankimojnë në Kolegj, Apeli i Administratives do hedhë nesër më 3 qershor shortin. Ilir Alimehmeti pretendon mandatin në Tiranë, Aulon Kalaja në Durrës, por ankimimin për këtë qark e ka bërë Balli Kombëtar Demokrat. Kurse Shkëlqim Shehu për Kukësin, Isuf Çela ia rrëmbeu mandatin brenda PD me votat e diasporës
2 Qershor 2025, 18:40 -
-
-
Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet
Ndërkohë, nga ana tjetër, numri i kandidatëve demokratë që kërkojnë rinumërim është disa herë më i madh. Madje, disa prej tyre kanë dalë me akuza konkrete dhe me tone mafioze për trafikun e votës brenda vetë PD-së, siç është rasti i Durrësit, ku akuzat drejtohen ndaj një ish-prokurori të bashkëpunuar me bandat e qytetit.
30 Maj 2025, 20:30 -
PD e 'tradhtoi' në KAS, s'i pranoi kërkesën për rinumërim të votës preferenciale, Alimehmeti për Report Tv: Krijuan një artificë të pakuptimtë
Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili kandidoi nën siglën e PD-AShM në Qarkun Tiranë, ka folur për Report Tv pasi KAS rrëzoi kërkesën e tij për rinumërim të votave preferenciale.
30 Maj 2025, 19:53 -
Kërkuan rinumërimin e votave, KAS rrëzon 4 kandidatët demokratë: Mund të ankimojnë vetëm partitë! PD kundër kandidatëve të saj, bashkon votat me PS
PD dhe PS kanë bashkuar votat në KAS duke rrëzuar kërkesën e 4 kandidatëve demokratë për rinumërim e votave të tyre. Para këtij vendimi, Berisha tha në konferencë se mbështet kërkesat e kandidatëve për transparencë, por në KAS u doli kundër. Kërkesa për rinumërimin e votave të Aulon Kalasë shqyrtohet të martën.
30 Maj 2025, 17:20 -
Kërkesat për rinumërim/ Deklarata e Berishës para se PD të dilte kundër kandidatëve të saj në KAS: Janë të lirë, jemi për transparencë (VIDEO)
Ndërsa kreu i PD-së Sali Berisha po pretendon me denoncime çdo ditë për “farsën elektorale" të 11 majit nga mazhoranca, në atë humbje të thellë historike që mori, brenda partisë ka nisur edhe ‘lufta’ me akuza për vjedhje të votës preferenciale. Thotë se nuk i pengon në kërkesën e tyre dhe se "nëse ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm, do përgjigjesh ligjërisht", por nga ana tjetër zbulohet 'hileja' e tij, pasi anëtarët e PD në KAS u kanë dalë kundër kandidatëve të saj.
30 Maj 2025, 17:17 -
Ankimi i PD/ Shehaj ‘rrezikon’ mandatin e dytë në rast rinumërimi në Tiranë, kërkesë KAS që të futet si palë e interesuar në ‘hetim’
Partia 'Mundësia', e cila ka fituar dy mandate në Qarkun Tiranë, ka kërkuar zyrtarisht nga KQZ njohjen si palë e interesuar në shqyrtimin e ankesës së Partisë Demokratike për anulimin e zgjedhjeve dhe rinumërimin e votave. Përmes përfaqësuesit ligjor, ajo ka kërkuar pjesëmarrje të plotë në seancën e KAS. Në kërkesë theksohet se çdo ndryshim në rezultat do të cenonte drejtpërdrejt interesin elektoral të partisë së Agron Shehajt.
30 Maj 2025, 17:08 -
Ankesat e PD mbajnë 'peng' shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve! 'Provat' në KAS, lajmet e portaleve dhe denoncimet e saj
20 ditë pas zgjedhjeve, KQZ ende nuk ka shpallur rezultatin përfundimtar. Kjo pasi, PD është ankuar për rezultatin, dhe shqyrtimi i tyre do të kërkojë disa javë kohë në KAS e më pas në Kolegjin Zgjedhor. PD sjell si provë denoncimet e saj dhe lajmet e mediave e për këto kërkon përsëritje të zgjedhjeve, ndërsa kandidatët e saj kërkojnë rinumërim në Tiranë.
30 Maj 2025, 13:53 -
Tjetër kandidat i Berishës kërkon rinumërimin e votave, Aulon Kalaja depoziton kërkesë në KQZ për qarkun e Durrësit
Edhe kandidati i PD në listën e hapur të Durrësit, Aulon Kalaja ka kërkuar rinumërim të votave preferenciale në këtë qark. Në një letër drejtuar KQZ-së, ai thotë se në të
30 Maj 2025, 10:50 -