-
Dua Lipa shkarkon menaxherin e saj, shkak përfshirja e tij në fushatë kundër Palestinës
Pas kësaj Dua Lipa siguroi që David Levy të mos merrej më me prodhimin e muzikës së saj, pasi këngëtarja është një mbështetëse e hapur e të drejtave të palestinezëve dhe nuk pranon një menaxher që është mbështetës i Izraelit.
22 Shtator 2025, 18:47 -
-
Çifti i famshëm nis një sipërmarrje së bashku, Dua Lipa dhe Calum Turner themelojnë TwentyTwo Films
Një burim pranë çiftit, për The Sun, u shpreh: “Dua dhe Calum janë njerëz shumë ambiciozë dhe kanë shumë plane për sipërmarrje që duan t’i zhvillojnë së bashku. Ajo është përpjekur më parë të përfshihet në industrinë e filmit, por nëse do të nisë projekte të reja, dëshiron të ketë më shumë kontroll krijues.”
30 Gusht 2025, 22:28 -
-
-
-
Nga ‘Sunny Hill’ në Kosovë, në ‘Perëndimin e kuq’ në Shqipëri! Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm!
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë. Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku nisur edhe pushimet në jugun magjik, në Ksamil
5 Gusht 2025, 21:24 -
-
‘Kosova ka lezet’, Dua Lipa ndez ‘Sunny Hill Festival’! Dhuron spektakël me të atin, këndojnë në skenë 'Era' (VIDEO)
Para mijëra fansave në zemër të Prishtinës, Dua Lipa preku shpirtin e publikut duke ndarë skenën me babain e saj, Dukagjin Lipën, për të interpretuar një nga këngët më ikonike të muzikës rock shqiptare, “Era” nga grupi Gjurmët.
2 Gusht 2025, 10:36 -
FOTOT/ Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës, Osmani: Krenar për ty, je zëri jonë në skenat më të mëdha të botës
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka marrë shtetësinë e Kosovës. Ajo u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila ka njoftuar se ka dekretuar dhënien e shtetësisë për artisten që ka ngritur zërin e Kosovës në skenat më të mëdha ndërkombëtare.
1 Gusht 2025, 08:34 -
Nga martesa me Callum Turner tek planet për t’u bërë nënë, rrëfehet këngëtarja Dua Lipa: Do të doja shumë të kem fëmijë
Këngëtarja Dua Lipa ka folur hapur për planet e saj personale dhe dëshirën për të krijuar një familje me 35-vjeçarin Turner, vetëm pak javë pasi ai i propozoi për martesë.
13 Korrik 2025, 16:15 -
-
-
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit: Nuk mund të dërgoni armë dhe të pretendoni se jeni të tronditur
Dua Lipa i është bashkuar një letre të hapur drejtuar kryeministrit britanik Keir Starmer, duke kërkuar ndalimin e shitjes së armëve për Izraelin dhe një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Këngëtarja shqiptaro-britanike, që më herët e ka quajtur ofensivën izraelite 'gjenocid', i bën thirrje Britanisë të mos jetë bashkëfajtore në krimet kundër civilëve.
29 Maj 2025, 16:15 -
Galatasaray mbyll bisedimet me Dua Lipën, këngëtarja kërkoi shifër të majme për koncertin
Dua Lipa ishte në bisedime për të performuar në festimet e titullit të Galatasaray-t, por kërkesa e saj prej 3.5 milionë dollarësh u konsiderua e lartë dhe marrëveshja dështoi. Si rrjedhojë, këngëtarja ndoqi garën e Formula 1 në Monako, ndërsa klubi turk zgjodhi të festojë me artistë vendas.
26 Maj 2025, 22:38 -
-
Dua Lipa ndan foto nga pushimet me të dashurin në jug të Shqipërisë: Pashkë në shtëpi
Këngëtarja Dua Lipa, ka festuar Pashkët këtë vit në jug të Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga pushimet në bregdetin shqiptar, duke shoqëruar postimin me përshkrimin: “Pashkë në shtëpi”.
21 Prill 2025, 22:02 -
-
U padit për plagjaturë në hitin 'Levitating'/ Dua Lipa fiton çështjen e së drejtës së autorit, gjykata hedh poshtë akuzat
Në një deklaratë me shkrim, gjyqtarja e qarkut të SHBA, Katherine Polk Failla vendosi se nuk kishte një 'ngjashmëri thelbësore' midis dy pistave dhe hodhi poshtë padinë. Përveç 'Wiggle and Giggle All Night', L. Russell dhe Linzer kishin pohuar gjithashtu se 'Levitating" kishte përdorur elementë të këngës së Miguel Bosé të vitit 1980 'Don Diablo', për të cilën ata zotërojnë gjithashtu të drejtën e autorit.
29 Mars 2025, 19:01 -