-
Krimi mjedisor, Lleshaj inspekton burimin e lumit Erzen: Do të kthehen në thesar! ReportTV prej ditësh ka pasqyruar problematikën
Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një inspektim në burimin e lumit Erzen ku shpalosi objektivat për pastrimin e bombës ekologjike të krijuar nga dora njeriut. Sipas Lleshajt Erzeni është vetëm fillimi pasi objektivi është kthimi i lumenjve të Shqipërisë në një model. Prej ditësh këtë problematikë e ka raportuar edhe ReportTV duke pasqyruar masakrën mjedisore që njeriu i ka shkaktuar natyrës.
9 Maj 2020, 15:13