Krimi mjedisor, Lleshaj inspekton burimin e lumit Erzen: Do të kthehen në thesar! ReportTV prej ditësh ka pasqyruar problematikën

Ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj është rikthyer sërish duke inspektuar lumin Erzen më saktësisht në burimin e tij në të vetmen pjesë që ka mbetur e pastër dhe pa mbetje.  Sipas Lleshajt ky inspektim që nisi me lumin Erzen e do të vijojë, ka një objektiv të qartë, të ndërpriten të gjitha llojet e derdhjeve në ta, duke i trajtuar si thesar lumenjtë, e jo më si kanal ujërash të zeza.

 “Tani këtu ku jemi ky ujë pihet, ndërsa po të shkojmë në Shijak ky ujë është helm. Dhe përse shndërrohet nga ujë kristal në helm në Shijak, ne e kuptojmë vetë të gjithë. Nuk e bën Zoti këtë punë, por e bëjmë ne. E bëjmë ne, sepse sillemi si të papërgjegjshëm me burimet tona jetik. Qëllimi ynë është që të mundohemi të shohim mundësinë nëse mund ta mbajë këtë ujë të pastër si këtu edhe në Shijak ta kemi po kaq të pastër. Ta kemi po kaq të pastër edhe në Ndroq, edhe në Mullet, edhe poshtë deri në Rrushkull" tha ai.

Lleshaj u shpreh se Erzeni do të jetë pikënisja e sfidës për të kthyer lumenjtë e Shqipërisë në një model. “Do të nisim nga këtu e deri kur të mbërrijmë në Rrushkull. Po arritëm të bëjmë këtë lumë si model, do t’i hyjmë lumit të Shkumbinit, apo Devollit, Semanit, Osumit e me radhë, Matit, Drinit, por të bëjmë një model. Sepse të gjithë fëmijët tanë bëjnë plazh, lahen në ujërat e detit Adriatik. Por në ujërat e detit Adriatik dergjen gjithë lumenjtë e Shqipërisë, të cilët mandej ju e dini se çfarë uji përmbajnë. Dhe kjo është sfida”.

Prej ditësh ReportTV është angazhuar në pasqyrimin e masakrës mjedisore të shkaktuar nga dora e njeriut në disa prej lumenjve në vend. Fillimisht me lumin e Tiranës e më pas me Lumin Ishëm ku 'bomba ekologjike' e krijuar po i  merr çdo ditë e më shumë frymën natyrës kjo edhe si shkak i papërgjegjshëmrisë institucionale.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ecoturizmi: 09/05/2020 15:15

    Mire qe vajti, po cfare beri? Vetem deklarata kur situata e ndotjes eshte alarmante dhe emergjente.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim