-
Bëri masakër mjedisore me mbetjet urbane nga Rrogozhina në Shkumbin, gjobë 2 mln lekë dhe ndjekje penale kompanisë në Tiranë
Derdhte mbetjet urbane të bashkisë Rrogozhine në lumin Shkumbin, gjobë dhe ndjekje penale kompanisë së pastrimit nga Tirana. Kompanja “Viola-Green SHPK” është gjobitur me 2 mln lekë, pasi u konstatua hedhja e mbetjeve urbane në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin, pjesë e territorit të bashkisë Rrogozhinë. Report Tv mëson se kjo kompani punonte edhe për bashki të tjera. Pronarët janë; Marsel Shega, Fatos Jaupi dhe Sherif Kapllani. Vlera e 4 kontratave nga 'Viola-Green SHPK' është 198 723 683 lekë
11 Maj 2020, 15:21