-
Ekskluzive/ Në pranga 'bosi' i biçikletave! Zbulohet baza në Kombinat, video si vidheshin nëpër Tiranë
Vjedhja e biçikletave në Tiranë duket se funksionon si një rrjet i mirëorganizuar me një bazë ku depozitohen ato. Në pak muaj Andreson Fidani 30 vjeçari nga Kombinati arriti të mbledhë nga hajdutët 66 biçikleta tashmë të sekuestruara, ndërsa gjykata e la atë në qeli. Para hetuesve Fidani deklaroi se i blinte lirë për t'i dhënë me qira pa e ditur se ishin të vjedhura. Ndërsa policia ka zbuluar se në këtë skemë vjedhje janë përfshirë të mitur e përdorues droge të cilët kundrejt 2000 deri në 3000 lekë. Pasi vidhinin biçikleta të cilat kushtonin deri në 60 apo 80 mijë lekë i shisnin ato tek Anderson Fidani.
13 Tetor 2020, 11:12