-
Gurët bien në rrugën me kthesa Mirditë-Fushë Arrëz, qytetarët të rrezikuar: Askush nuk i pastron, tuneli po shembet përditë
Masivë gurësh bien pareshtur në aksin rrugor Fushë Arrëz-Mirditë. Një rrugë malore kjo me kthesa të rrezikshme, siç janë ato të Shpalit. Gurët që bien në rrugë nuk pastrohen, duke u bërë burim për aksidente. E kontaktuar nga Report Tv, ARRSH-ja thotë se rruga është në garancinë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ndaj nuk është bërë ende tenderi i mirëmbajtjes së saj.
14 Tetor 2020, 19:59