Lëvizja përgjatë aksit nacional Mirditë-Fushë Arrëz është e frikshme. Në një dite tetori me shi dhe mjegull automjetet detyrohen të devijojnë nëpër kthesa. Masivë gurësh e dherash bien pareshtur nga mali. Asnjë tabelë paralajmëruese apo rrjete mbrojtëse nuk ka në këtë aks. Çfarë është më shqetësuese, gurët në rrugë nuk pastrohen duke shtuar rrezikun për aksidente.
"Unë e bëj përditë këtë rrugë, këtu punëtorë nuk gjinden. Më skandaloze për mua është tuneli, nëse ka pikë vdekje sot për sot është tuneli. Por këto vejnë dorë pasi ka viktima, duhet të vdesë dikush që të hapet rruga", tha drejtuesi i një mjeti.
"Tuneli është ma shumë problem pasi është duke u shembur përditë", tha një drejtues tjetër.
"Si nuk janë gurët janë problem, por është më problem shteti që nuk merret me këtë punë dy viktima kanë rënë më herët atje. I kemi bërë kërkesë shteti por ai nuk interesohet fare", u shpreh një drejtues makine.
Këtë problem e hasin edhe qytetartë, ku njëri prej tyre shprehet se "këtu bien gurë 200 apo 300 kg".
Rikonstruksioni i kësaj është kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, por nuk është shoqëruar me vendosjen e elementeve mbrojtës. Fenomeni i rrëshqitjes së gurëve është më evident në vendin e njohur si kthesat e Shpalit, por edhe në tunelin e Gjegjanit.
Report TV kontaktoi në telefon drejtorin e ARRSH për rajonin e veriut, Gledis Çeliku i cili tha rruga është nën garancinë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit deri në muajin dhjetor, mandej do të bëhet tenderi i mirëmbajtjes nga Autoriteti Rrugor.
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
45.4%
-
E gabuar
47.3%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 1015
Lajme të tjera
-
Gjykata u jep të drejtë banorëve të Mirditës, pezullohen punimet për HEC-in dhe fabrikën e ujit, ndërhyn përmbarimi
7 Shtator, 12:26
-
Banesat iu shembën nga erozioni i tokës, banorët e Blinishtit të Mirditës protestë para kryeministrisë: 5 vjet pa dëmshpërblim, qiranë e paguajmë vetë
6 Shtator, 16:22
-
Fushë Arrëz/ U gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij, 65-vjeçari dyshohet të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike
24 Gusht, 16:02
-
Ish kryetari i bashkisë në burg, banorët e Fushë-Arrëzit në protestë, i bëjnë kërkesën SPAK-ut: Lironi Fran Tucin
19 Gusht, 11:46
-
E rëndë në Fushë Arrëz, 6-vjeçari mbytet në rezervuarin e Iballës! Policia: Familjarët e nxorrën, por s'mbijetoi dot
9 Gusht, 21:26
-
VIDEO/E diela nis me 5 aksidente dhe 22 të plagosur! Në Rrugën e Kombit përplaset makina me targa serbe! Në spital çifti i bashkëshortëve e 3 fëmijë
6 Gusht, 07:54
-
Ishin mbjellë nëpër fshatra, asgjësohen 1691 bimë kanabis në qarkun e Lezhës
22 Korrik, 15:07
-
Mirdita dhe Kurbini pa kapacitete për të përballuar zjarret! Qarku Lezhë pa logjistikë, prefekti: 90% janë të qëllimshme
14 Korrik, 15:03
-
Ish kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit mbetet në burg, e vendos GJKKO! Me administratorin e Iballës akuzohen se hapën rrugë të re duke shkatërruar pyllin, dëmi 234 mln lekë!
14 Korrik, 10:45
-
FOTO/ Ja rruga e re që hapi ish-krebashkiaku i Fushë Arrëzit, shkatërroi pyllin, dëmi 234 mln lekë
14 Korrik, 10:01
-
Arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryetari i bashkisë në Fushë-Arrëz, Fran Tuci dhe administratori i njësisë Iballë! Hapën rrugë të re duke shkatërruar pyllin, dëmi 234 mln lekë
13 Korrik, 08:38
-
Mirditë, gjenden 1664 fidanë kanabisi të kultivuara në kubikë, arrestohen 2 persona
24 Qershor, 10:31