-
Ankimimi i PD, KAS shtyn për të martën Beratin e Gjirokastrën, për Vlorën vendoset hapja e një kutie të hënën! Nuri: Diferencë e dyshimtë në diasporë! KQZ: S'pati parregullsi
KAS zhvilloi mbledhjen për shqyrtimin e ankimimeve të PD-ADSHM për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në 3 qarqe, pas certifikimit nga ana e KQZ. Pas Kukësit, që është ende në proces, radha e Beratit, Gjirokastrës dhe Vlorës. KAS dëgjon ankimin. Mbledhja shtyhet për të martën e 3 qershorit për Beratin e Gjirokastrën, dhe të hënën për Vlorën. Përfaqësuesja e PS: Shkrimet në portale dhe rrjete sociale nuk janë prova shkencore!
29 Maj, 10:22 -
-
Ekskluzive/ Gjobë 500 mijë € shtetit për një aksident me plagosje në kantierin e rrugës Vlorë –Peshkëpi, FSHZH nuk siguroi sinjalistikën! Zbulohet vendimi
Report TV ka arritur të sigurojë vendimin e Gjykatës së Vlorës që detyron shtetin të paguajë 500 mijë euro për një aksident me të plagosur. Vendimi është vulosur dhe nga Apeli, ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit u gjet fajtor për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe mbikëqyrjes së punimeve kantier. Ngjarja ka ndodhur 8 vite me parë në rrugën Vlorë-Peshkëpi dhe e plagosur ka mbetur një grua, ndërsa të afërmit e saj morën lëndime të lehta.
28 Maj, 18:23 -
-
Sarandë/ Vjen sezoni veror, por shtohet dhe ‘lufta’ për plazhet! 3 persona nën akuzë për ndërtim platformash pa leje dhe punime me eskavator
Nisja e sezonit turistik veror nxit edhe rastet e paligjshmërive në garën për të përfituar sa më shumë nëpërmjet garës për sipërfaqe plazhi dhe ndërtime në zonën bregdetare
28 Maj, 15:10 -
-
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen nga Elbasani në Vlorë
Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë. Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.
28 Maj, 08:03 -
Lapaj kërkon në KAS rinumërim të votave në Fier e Vlorë për 2 mandatet e humbura: Ka mospërputhje votash në 6 raste, përgjegjësit në Prokurori! (DOKUMENTI)
Kreu politik i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, që siguroi vetëm mandatin e tij për deputet nga qarku i Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dorëzon ankimim në KAS, për rinumërimin e votave në qarqet e Fierit dhe Vlorës. Adriatik Lapaj: Për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës. Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në KQZ!
27 Maj, 17:18 -
Aeroporti i Vlorës, lidhet kontrata për instalimin e sistemit meterologjik
Punimet për plotësimin e infrastrukturës së nevojshme të Aeroportit të Vlorës janë në proces e sipër edhe pse në fillim të majit u mbaj një ceremoni e posaçme e certifikimit të pistës së këtij aeroporti. Pavarësisht këtij fluturimi “certifikues” në këtë aeroport nuk mund të kryhen momentalisht operacione duke përcaktuar se fillimi i aktivitetit nuk pritet të jetë së shpejti.
27 Maj, 15:28 -
Nga Brazili në Vlorë për prostitucion, në kërkim tutorja 29-vjeçare, nën hetim dy ‘turistet e seksit’ që shfrytëzoheshin
Tutorja dyshohet se një apartament në lagjen “Lef Sallata”, shfrytëzonte për prostitucion 2 braziliane, përkatësisht 34 dhe 30 vjeçe. Gratë u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “prostitucioni"
27 Maj, 13:25 -
U ka shënuar serbëve në Beograd, Sokol Kushta për Report TV: Të fitojmë dhe të lëmë pas anën politike, Serbia rivali direkt
Ish-futbollisti i Kombëtares dhe Flamurtarit, Sokol Kushta, thotë se kuqezinjtë duhet t’i lënë mënjanë aspektet e tjera me Serbinë dhe të fokusohen vetëm tek fusha në ndeshjen e 7 qershorit në Tiranë. Sipas Kushtës kjo përballje përcakton shumë për kualifikimin në Botëror.
27 Maj, 13:20 -
Bypass i Vlorës, banorët e Kaninës protestojnë ndaj 'Gener 2': Nënkalimi jashtë standardeve, s'kalon as ambulanca! Jemi të izoluar
Banorët e Kaninës protestuan sot kundër “Gener 2” që po ndërton “by pass e Vlorës”, pasi nënkalimi i ri që po ndërtohet nga kjo kompani nuk plotëson standardet, dhe nuk u lë akses për të shkuar tek tokat bujqësore. Ata i bëjnë thirrje dhe ARRSH-së që ka dhënë tenderin, të ndërhyjë për ndryshimin e projektit.
27 Maj, 12:28 -
4 turistët u bllokuan në Gjirin e Gramës, flasin për Report Tv: Po eksploronim, një qen na sulmoi! Ecëm 8 orë, por s’u kthyem dot më pas
Brenda 12 orësh, janë zhvilluar 3 operacione në Vlorë, që kanë bërë të mundur shpëtimin e 9 turistëve të huaj. 4 prej tyre rrëfejnë për Report Tv si u bllokuan në Gjirin e Gramës. Gjatë eksplorimit, njëri prej tyre u kafshua nga një qen dhe tashmë ka marrë ndihmën mjekësore.
26 Maj, 14:28 -
Mbi 5 mijë gjoba gjatë majit, Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar, 5 leje drejtimi të pezulluara
Gjatë muajit maj, strukturat e qarkullimit rrugor në Vlorë dhe Sarandë intensifikuan kontrollet në akset urbane dhe interurbane, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe reagimin ndaj çdo shkeljeje që cënon jetën e përdoruesve të rrugës.
26 Maj, 14:24 -
Vodhi celularë dhe para në një kompleks, arrestohet 46-vjeçari në Himarë! Iu gjetën edhe granata dore
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronte 46-vjeçari, policia gjeti dhe sekuestroi 10 granata dore luftarake, 6 aparate celularë dhe veshje e doreza të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve.
26 Maj, 13:27 -
-
-
-
Bota akademike dhe ajo politike në zi, Arta Musarajt i jepet lamtumira e fundit në teatrin 'Petro Marko' në Vlorë
Në ambientet e teatrit “Petro Marko”, u zhvillua ceremonia mortore për akademiken e njohur Arta Musaraj, ish-zv.ministre e Mbrojtjes në vitin 2013. Homazhe për ndarjen e saj nga jeta bëri edhe kryetari i bashkisë, Ermal Dredha.
25 Maj, 22:33 -
Vlorë/ Mjeti lundrues u pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë 5 turistëve, rrezikoheshin për shkak të dallgëve të mëdha
Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë 5 turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte pësuar defekt në motor dhe kishin mbetur në det të hapur.
25 Maj, 20:19
