-
Ulja e rimbursimit të qumështit nga 20% në 6% dëmtoi fermerët, Çuçi: I gatshëm ta rishikojmë
Ministria e Bujqësisë është e gatshme të rishikojë skemën e rimbursimit të TVSH-së për grumbulluesit e qumështit. Ministri Bledi Çuçi ka deklaruar në Komisionin e Ekonomisë se kjo skemë i ka dëmtuar prodhuesit e qumështit. Nga ana tjetër Çuçi tha se s’do të ketë projekte të reja në bashki pasi është ulur me 400 milionë lekë fondi për programin e argjinaturave dhe ujitjes.
9 Nëntor 2020, 15:27