Ulja e rimbursimit të qumështit nga 20% në 6% dëmtoi fermerët, Çuçi: I gatshëm ta rishikojmë

Rimbursimi i TVSH-së për grumbulluesit të qumështit do të ndryshojë përsëri. Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka pranuar për herë të parë në Komisionin e Ekonomisë se skema e rimbursimit të qumështit ka dëmtuar dhe vijon të dëmtojë fermerët në vend.

“Kjo ishte një masë e domosdoshme dhe që në fakt korrektonte disa gjëra që po ecnin keq, në kuptimin e abuzimit, por për prodhuesit ishte një masë që i penalizoi ata dhe vijon ti penalizojë. Skema për rimbursimit 20% po kthehej në abuzive, dhe sidomos tek sektori i fruta perimeve. Sektori i qumështit është më i ndjeshmi dhe kërkon me të drejtë që të rivendoset e dhe një herë jo domosdoshmërish TVSH e rimbursueshme 20% por të jetë e barabartë me atë që e shesin pra të jetë 6% në blerje dhe po aq edhe në shitje. Është një instrument i diskutuar edhe në qeveri, dhe për pjesën e qumështit ne duhet ta rishikojmë”, sqaroi ministri i Bujqësisë Çuçi.  

Në vitin 2019 qeveria vendosi të ulë rimbursimin e TVSH-së për fermerët nga 20% në 6%, duke shkaktuar një valë protestash nga fermerët dhe grumbulluesit. Një ndryshim i tillë bëri që pikat e grumbullimit të ulnin çmimin me të cilën i blinin qumështin fermerit, madje preferuan ti drejtoheshin tregut të huaj dhe për pasojë fermerët e derdhnin qumështin e tyre në shenjë proteste. Pra grumbulluesit rimbursoheshin për çdo litër 14 lekë më pak.

Nga ana tjetër ministri Çuçi teksa prezantoi objektivat e vitit 2021 tha se nuk do të ketë investime të reja në 2021 në diga dhe ujitje. Por kjo pikë u kundërshtua nga deputeti i PS-së Anastas Angjeli.

“Është i vetmi program me ulje 400 milionë lekë për argjinaturën e lumenjve, janë disa projekte që kanë nisur nga bashkitë që do të vijojnë edhe në 2021, por për shkak të uljes së fondeve mendojmë se nuk do të hapim projekte të reja për ujitjen dhe lumenjtë”, tha Çuçi.

“Ne duhet të konsiderojmë uljen e investimeve në diga. Janë disa lumenj të rrezikshëm për përmbytje dhe ne nuk mund të lejojmë që të ulen fondet me 432 milionë lekë fondet për digat, dhe mbajeni në konsideratë që ta mbështesim si sektor”, u shpreh Angjeli.

Pavarësisht kësaj ulje në këtë program ministri Çuçi tha se buxheti është i mjaftueshëm dhe se ka pësuar një rritje me më shumë se 2 miliardë lekë nga buxheti i këtij viti. Në total për vitin 2021 këtij institucioni i janë akorduar 12.9 miliardë lekë.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Socialisti: 10/11/2020 15:16

    Me thoni nje arritje te ketij palo ministri cfare pune ka bere sa ka marre rrogen kot

    Përgjigju
  • Po grevat para dy vjetesh?: 09/11/2020 16:37

    Po pra, pasi u ngopem me djathe "vendas" te bere me qumesht Serb, tani u kuptua qe na paskesh qene gabim. O pika qe su bie ne koke e ne bythe ty dhe atij shalegjatit tend. Po pse ore Bole Kanari sa vite kane shoqatat e fermereve qe po ju thonin kete? Po grevat e fermereve ne Lushnje me bidona ne rruge mos ndodhen gje dje, apo para dy vjetesh??? Ju keni lindur nga nje popull qe e ha me kollaj mashtrimin se te verteten. Ky ishte Fati juaj, dhe ndaj keni te drejte tia leroni para e mbrapa ketij populli se hak e ka. Ju q..sha motrat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani