-
Lezhë/ Ndërtoi një kat pa leje në hotelin 7-katësh, në pranga pronari! Në kërkim ish drejtori i Bashkisë, mori para për lejen
Tre zyrtarë të Urbanistikës në Bashkinë e Lezhës akuzohen se kanë marrë ryshfet pronarit të një hoteli në Shëngjin në këmbim të lejes së ndërtimit. Hotel "Fredi" në vijën e parë të bregdetit nga 6 kate u bë me shtatë në shkelje të ligjit. Aktualisht është arrestuar pronari i hotelit, ndërsa ish-drejtori i urbanistikës është shpallur në kërkim.
14 Nëntor 2020, 11:33