-
Analisti Milaim Zeka në Report Tv: E turpshme që Kosova përdoret për debate politike në Shqipëri! Analistët të mos tallen me UÇK, por me Bashën
Analisti dhe ish deputeti i Kosovës, Melaim Zeka është shfaqur i revoltuar lidhur me debatin nëse i mbijetuari i masakrës në Krushë të Madhe, Melaim Bellanica ka të drejtë apo jo duke kërkuar nga gazetarët dhe analistët në Shqipëri që të mos tallen me të, pasi faktet e tij janë të pakundërshtueshme, por le ta bëjnë këtë me Bashën, i cili hesht dhe nuk sqaron njëherë e mirë rolin e tij gjatë hetimeve kur punonte në Tribunalin e Hagës.
20 Nëntor 2020, 18:22 -
Kaseta e masakrës në Krushë të Madhe, Basha: Ajo u mor nga BBC, s'jam takuar me Bellanicën! Kurrë s'kam hetuar kundër UÇK, por për krimet e serbëve në Mitrovicë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që janë hedhur në emër të tij në lidhje me fshehjen e kasetës së masakrës në Krushë të Madhe, ku i mbijetuari i kësaj masakre Milaim Bellanica është shprehur në media se ia ka dorëzuar Lulzim Bashës. Kryedemokrati tha se ai kurrë nuk ka marrë pjesë në hetimet apo procese kundër UÇK-së, ndërsa shtoi se si pjesë e Tribunalit të Hagës ai ka bërë vetëm dy hetime edhe ato ishin përqendruar në Mitrovicë dhe ne fshatrat përreth për krimet që kishin kryer forcat paramilitare serbe.
19 Nëntor 2020, 22:21