Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që janë hedhur në emër të tij në lidhje me fshehjen e kasetës së masakrës në Krushë të Madhe, ku i mbijetuari i kësaj masakre Milaim Bellanica është shprehur në media se ia ka dorëzuar Lulzim Bashës. Basha tha në 'Opinion' se kurrë nuk është takuar me Bellanicën dhe se në misionin e tij që kishte në Kosovë kurrë nuk ka hetuar dosje që kishin të bënin me UÇK-në.

“Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe sipas vetë dëshmive të tij, është marr nga Dashmir Peza, apo BBC, në atë kohë si përkthyes i BBC, fakt që unë e kam mësuar përmes deklarimit të tij. Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica dhe vetë fakti që kaseta është marr nga BBC dhe është transmetuar më pas nga 180 kanale botërore. Sipas pohimeve kaseta është marr nga BBC, e nxorët ju këtu, e tha Dash Peza. Që nuk ka asnjë interes të dalë e të thotë diçka në favorin tim. E thashë 3 herë këtë po në qoftë se ka nevojë ta themi 4 herë, kurrë në asnjë çast nuk kam marrë pjesë në asnjë lloj procesi dhe nuk kam pas asnjë lloj aksesi në asnjë informacion hetim dosje që kishte të bënte me UÇK-në dhe ky është një fakt i pohuar po kështu nga zoti Ëilliamson që ishte drejtuesi i departamentit të drejtësisë atëherë dhe më vonë kryeprokurori I EULEX-it e keni zoti Fevziu me zë dhe me figurë pohimin e tij dhe mund ta transmetoni", tha Basha.

Kryedemokrati tha se ai kurrë nuk ka marrë pjesë në hetimet apo procese kundër UÇK-së, ndërsa shtoi se si pjesë e Tribunalit të Hagës ai ka bërë vetëm dy hetime edhe ato ishin përqendruar në Mitrovicë dhe ne fshatrat përreth për krimet që kishin kryer forcat paramilitare serbe.

"Kurrë asnjëherë nuk kam qenë pjesë e asnjë procesi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e asnjë hetimi, e asnjë .. Shiko, arrestimet i bën policia zotëri, unë s’kam bërë kurrë funksione të tilla në asnjë çast të jetës sime profesionale, në asnjë organizatë ndërkombëtare. I vetmi… dy hetime kam bërë. Unë kam qenë pjesë e ekipit të Tribunalit të Hagës që ngriti aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviçit në vitet 98-99 dhe ka kulmuar me ngritjen e padisë, nëse nuk gabohem diku midis datave 20 dhe 28 Maj. Jam krenar që kam dhënë kontributin tim për çuarjen para drejtësisë të kasapit të Ballkanit. Në Kosovë, në detyrën time të parë në Mitrovicë, kemi hetuar disa krime të forcave paramilitare serbe. Në Mitrovicë, siç ka qenë ajo në atë që njihet si lagja Boshnjake në vitin 2000. Dhe në pjesë të tjera të territorit të Mitrovicës, edhe në qytet edhe në fshatra. Këto janë hetimet e vetme që kam bërë unë apo kam ndihmuar, sepse vetë nuk bëja", tha Basha.