-
Elvis Naçi, hoxha me emër rokeri që blen spitale dhe shet syze
Kur prindërit e Elvis Naçit, në vitin 1974, i vunë emrin djalit të tyre të porsalindur, ëndërronin gjithçka për të ardhmen e tij – përveç të qenit hoxhë. Rokeri i madh amerikan Elvis Presley, mbreti i rock-and-rollit ishte një legjendë e gjallë dhe emri Elvis ishte një trend botëror. E çuditshme sesi ky emër u lejua nga autoritetet e kohës por siç duket një valë liberalizmi kishte mbërritur pas valës së tmerrshme të revolucionit kulturor. E përmenda këtë moment të jetës së Elvis Naçit pasi bash këtu duket sikur nis pjesa paradoksale e tij, qysh në ditën e emrit dhe pa dijen apo miratimin e tij. Ai moment duket shënjon të parin mes dhjetëra paradoksesh që gjejmë në jetën e tij të mëvonshme, sidomos pas viteve “90.
3 Dhjetor 2020, 19:13