Elvis Naçi, hoxha me emër rokeri që blen spitale dhe shet syze

Elvis Naçi, hoxha me emër rokeri që blen spitale dhe shet syze

Elvis Naci dhe gruaja e tij ne optiken qe kane hapur

Kur prindërit e Elvis Naçit, në vitin 1974, i vunë emrin djalit të tyre të porsalindur, ëndërronin gjithçka për të ardhmen e tij – përveç të qenit hoxhë. Rokeri i madh amerikan Elvis Presley, mbreti i rock-and-rollit  ishte një legjendë e gjallë dhe emri Elvis ishte një trend botëror. E çuditshme sesi ky emër u lejua nga autoritetet e kohës por siç duket një valë liberalizmi kishte mbërritur pas valës së tmerrshme të revolucionit kulturor.

E përmenda këtë moment të jetës së Elvis Naçit pasi bash këtu duket sikur nis pjesa paradoksale e tij, qysh në ditën e emrit dhe pa dijen apo miratimin  e tij. Ai moment duket shënjon të parin mes dhjetëra paradoksesh që gjejmë në jetën e tij të mëvonshme, sidomos pas viteve “90.

Hoxhë Elvisi (e kush mund t’i kish vënë kaq pranë e pranë këta emra) është një burrë elokuent, tolerant, demagog ekselent, mallëngjyes i jashtëzakonshëm, yll televiziv, familjar i devotshëm, i preferuari i emisioneve televizive të të gjitha orëve e të gjitha televizioneve. Kur për një moment në opinionin publik u hodh ideja se Hoxhë Elvisi mund të ishte kandidat për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, shumëkush ishte i bindur që Ky ishte zgjidhja e duhur! Mirëpo menjëherë Hoxhë Elvisi largoi thashethemet: “Unë jam përtej Partive, përtej të majtës dhe të djathtës”!

Po të kërkosh në google me emrin e Elvis Naçit të del website i tij. Një website i kuruar me stil, me grafika moderne e sponsorë kompani karburantesh, orësh apo argjendarësh. Në qendër të faqes, me gërma të mëdha kapitale shkruhet “Postimet e Elvis Naçit bëhen virale në 7 kontinente”. Pra edhe në Antraktidë,  eksploratorët nuk rrinë dot pa fjalën e zotit të shqiptarit me emrin Elvis. Një mungesë modestie për të mos thënë një mendjemadhësi e fodullëk tipik prej gangsteri. Ndoshta e kanë vënë aty pa lejen dhe dijeninë e tij apostujt elvisianë.

Në biografinë 20 minutëshe që prezanton Hoxhën, gjen raste bamirësie ku skamnorë ekstremë e të pashpresë e falenderojnë Hoxhë Elvisin që u solli Zotin ose Zotin që u solli Hoxhë Elvisin. Pashë aty edhe Luka Modriçin (nuk mund të shmangej një yll botëror në prezantimin e Hoxhës tonë) që uronte një vajzë të vogël jetime për shërimin nga kanceri. Pastaj shfaqej familja e bukur e Hoxhës me gruan dhe tre fëmijët e tij, siç i quan klipi “të mrekullueshëm”.

Gjithçka ideale. Një yll televiziv dhe idhull mbarëkombëtar, një bamirës i sjellë nga zoti për varfërinë ekstreme të shqiptarëve dhe familjar i devotshëm, shembull morali e besnikërie . Në kohë të lirë ( besoj që mbetet fare pak kohë pasi të përmbushësh këto detyrime) përmbush edhe detyrimet fetare si hoxhë i Xhamisë së Tabakëve. Edhe aty është ndryshe. Unë kurrë nuk e kam pa  Hoxhë Elvisin të mbajë çallmën e bardhë identifikuese mbi krye. Ai kurrë nuk përzihet me elementët ekstremistë të komunitetit mysliman.

Aq i madh ishte reputacioni i Hoxhë Elvisit sa që Kryeministri Rama e mori në krah të tij të djathtë kur ndodhi fatkeqësia e tërmetit. Ato ditë nuk merrej vesh kush ishte i pari, Kryeministri u detyrua të thoshte “Më akuzojnë mua për diktator por këta qenkan më keq se unë”.

Hoxhë Elvisi mori frenat e mbledhjes së fondeve dhe ia bëri të ditur Kryeministrit se nuk ka punë me ato para. Përmendi diku te 6 milionë e ca Euro të mbledhura dhe shpalli synimin për të mbërritur në 10 milionë dhe për tu fokusuar në zonën e Thumanës. Askush nuk pipëtiu. Kujt ia mbante të kundërshtonte…

10 milionë Euro janë shumë. Kryeministri ynë, zakonisht arrogant, u shushat nga arrogance bamirëse e Elvisit.  Në gazeta pati edhe shkrime kundër Hoxhë Elvisit etj, për mungesë transparence në përdorimin e fondeve apo akuza për keqpërdorimin e tyre. Në atë kohë të vështirë e mora mundimin dhe shkrova në mbrojtje të Hoxhës tonë sharmant dhe kundër gazetarëve kundërshtues. Mendova se solidariteti ishte më i rëndësishëm sesa transparenca dhe akuzat. Mirëpo duket e paskam pasë gabim.

Gazetarë të tjerë, ndoshta për arsye të ndryshme nga të miat (nuk përjashtohet mundësia e nxitjes nga “bamirësit” rivalë), shkruajnë vazhdimisht për luksin e madh në të cilin jeton Hoxhë Elvisi

Për vilat luksoze, lëvizjet me eskortë,  bizneset, dhe toka të pafundme nga Farka deri në bregdet. Për zero transparencën dhe shpenzimet e mëdha në imazh. Hoxhë Elvisi u bë nervoz dikur dhe i kujtoi gazetarit që edhe fondacione të tjera veprojnë njësoj (kjo në fakt mund të jetë shumë e vërtetë). Mirëpo nervozizmi i tij tregon bash të kundërtën, që akuzat e bëra ishin të vërteta.

Në këtë mes, për t’i vënë kapak muhabetit mendon vetë Hoxhë Elvisi. Në një postim në FB, dje, ai njofton hapjen e një biznesi okulistik me emrin pompoz Optika Elitare e Syrit.  Aty ai premton që “nëse biznesi i ecën mbarë, me kismet do ndihmojë një të varfër t’i ndërtojë shtëpinë”….

Përveç këtij dyqani, Hoxhë Elvisi ka blerë edhe një Spital Privat. Edhe ai me emër pompoz “Continental” (jo emra kot hau-hiu).  Blerjen e Spitalit e justifikoi me qëllimin e bërjes së 5000 operacioneve për fëmijët jetimë. Mund të thoshte edhe 50 mijë, 500 mijë, pse jo. Askush nuk do e verifikojë. Mund edhe të mos bëjë asnjë.

Tani u mbush kupa.  Nëse shteti nuk harton një ligj urgjent për mirëadministrimin e parave që vijnë në formë donacionesh mundet që Hoxhë Elvisi, pas ca kohësh do të  blejë një Hotel Hilton apo Sheraton ku do të strehojë edhe 600 jetimë të tjerë. Këtyre pallavrave dhe talljeve publike duhet t’u vijë fundi!

Sfida publike që po i bën Hoxhë Elvisi shtetit, opinionit duhet të marrë një përgjigje ligjore. Ai falenderon publikisht ata që citoj “ndihmuan me lekun e pastër dhe të punës me djersë, na bëri të mundur këtë arritje të madhe”

Të nesërmen e blerjes së Spitalit ndodhi tërmeti I 26 nëntorit. Të tjera ndihma, të tjerë shqipatrë dhanë paratë e tyre për sivëllezërit e tyre të dëmtuar. Mirëpo këtë radhë, në blerjen e radhës ato u harruan./Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AntiElvis: 04/12/2020 23:09

    Hmmm... pra me ne fund, po lexoj nje artikull vertete demaskues ne lidhje me Elvis Kanaçen. Me vjen mire qe ka reflektime ne lidhje me kete njeri te pafytyre. Ky perpiqet te ngreje emrin e tij duke perdorur dy gjera: 1. Fene, 2. Pasurine e shqiptareve. Perpiqet ne maksimum te tregoje qe eshte njeri prestigjioz dhe me vlera, duke synuar te jete ideali i cili duhet pasuar nga mbare populli shqiptar. Kjo vjen si pasoje e te qenit i dashuruar me veten. Po, po ai dashuron vetveten. Ehhh i ziu, se kupton se nje dite do i çirret teresisht maska!

    Përgjigju
    • idiot: 05/12/2020 08:16

      o njeri idiot. pse nuk e rrujn trrapin politikanet per mask? qe brenda nji mandati i dali 5 fytyra. jeni perfundimisht njerez idiot ne rastin me te mir, ose te lig ne rastin me te keq. nese nuk ben dot mir vet, t pakte len tjetrin ti bej

  • llogjika: 04/12/2020 20:51

    shof kaq shum mllef, idiotsi dhe cdo te keqe tjeter qoft nga ky qe ka shkrujt e nga ju qe komentoni. kaq te zgjuar sa tregoheni ktu, ku e keni kte llogjik qe nuk ngrini zerin per kto politikan qe jua vjedhin leket me zor me ane te taksave dhe tallin k ato bashk me fmit e tyre? hoxha qoft i mir apo i lig nuk po ju kerkon gje me zor. por zerin dhe kte mllef nxirreni te ato qe i marrin leket e jan te detyrum tna sherbejn. perfundimisht nuk jemi rastesisht ktu ku jemi... me kte kok e kte mendsi edhe kaq shum e kemi. ju rujt zoti shnetin se mend ju paske. len

    Përgjigju
  • Shqiptar o rrot kar: 04/12/2020 18:16

    O Shqiptar po ku i gjeti Elvis naçi gjith kto lek blej vila hap dyqone me çfar të ardhurash mor zotni ? Sa e ka rogën Elvisi mor Shqiptar komplet k*** ? E ato të mira e ato ndihma si ka bo Elvis Naçi o Shqiptar gagaçi po i kan bo Shqiptarët an e mba Botës o gagaç. Un po të pys ty ku i gjeti Elvis Naçi lekët për gjith kto investime miljona euro ky mor gagaç i zgjuar ku. Pra kur shkruan mendohu e llogjiko si njeri jo si ari. Shqiptarët që kan ndihmuarme lek Zoti i bekoft po jo ndihma që vjen për fukarajn të shkoi për ustain se është mëkat o Shqiptari lugat.

    Përgjigju
  • llaqi: 04/12/2020 12:07

    Elvisi eshte nje mashtrues dhe zotron aftesi te mira per ti shplare trurin nje pjese te njerezeve qe e besojn. Vertet eshte qe ben bamiresi por duke perdorur leket e donatoreve dhe nje pjese te tyre e fut ne xhepat e tij.

    Përgjigju
  • Trimi: 04/12/2020 11:07

    Hm tipike!!! Gjith ato para që u dhan për tërmetin vallë ku vajtën? Nqs ato prona jan blere me këto para atëher sekuestro. Është thjesht mashtrim nën petkun e të bërit bamirsi.

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 04/12/2020 10:26

    Ti ERMUT,me mire mos ia zesh emrin ne goje Elvisit se ai ka bere per shqiptaret ne nevoje sa nuk ka bere gjithe politika bashke per 50 vjet.Normal se nese ti ushqehesh me fonde nga Serbia ose Greqia nuk te pelqen qe nje shqiptar i mire po perpiqet te ndihmoje njerezit ne nevoje dhe te beje bashke shqiptaret anembane globit.Prandaj ne djall ti dhe te gjithe antishqiptaret qe shesin edhe nenen e tyre per nje cope buke.

    Përgjigju
  • Noli: 04/12/2020 09:00

    Kta te shqiptarjas kan hallin e lalit mos ja mari bashkine ky tipi , si gazete jeni super e felliqme po e ndjekim ngaqe merni informacione me shpejt nga te tjeter kur plas noi gje se jeni tlidh me shtetin po nuk eahte se ju beso njeri

    Përgjigju
  • Besa: 03/12/2020 23:25

    Cfare eshte ky shkrim idiot qe duket i nxitur nga smira ne rastin me te mire. Asnje pengese dhe paradoks nuk ka qe nje Elvis te behet hoxhe. Asnje pengese nuk ka hoxha te jetoje si te doje. Zoti ja shtofte miresine e families dhe oratorine. Donacionet nuk ja merr asnjerit qe nuk jep si shume, as shtetit askujt. Ata qe i japin i hapin se besojne cfaee do te verifikoje shteti ketu? Nese ka dyshime pertej smires fakte dhe prova jo shfryrje boshe.

    Përgjigju
    • Julian: 04/12/2020 16:14

      Edhe sudja e xhaferri sjau merrnin njerezve leket me zor.per bamiresi i donin .nejse kur ka budallenj le tia japin tek e fundit sjan leket tona.problem esht qe ne kohen e termetit pati 6 milion euro donacione tek elvisi.me nji llogari te thjesht behen misimumi 6 pallate.ku jan leket ose pallatet??

  • Geni: 03/12/2020 22:55

    Elvis naçit do q**e ajo qe ka ne krah mr syze qe hiqet si fetare ndershme

    Përgjigju
    • Altin: 07/12/2020 06:40

      O trim interneti.. nuk je nga ato burra qe i thu kto fjale ne sy ti. Te jesh i tille del e i thu ne sy. Vetem kujdes se edhe kshu te maskum te gjejme e duhet me i qendru fjaleve qe thu o lapanjoz

    • Likja: 05/12/2020 00:31

      O vllai mos ofemdo me fjale zere se ndonjeri ofendoi gruan tende,motren ose ndonje person tjeter tendin familjar Elvisi munde te jete i keq por nuk kane faje te tjeret sidomos gruaja e tij

    • llaqi2: 04/12/2020 17:18

      hahaahhahahh

    • llaqi: 04/12/2020 12:01

      hahahha

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi