-
500 teste të shpejta COVID çdo ditë/ Mjekja për Report Tv: Janë bërë në institucione arsimore, ndihmojnë ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit
Rreth 500 teste të shpejta COVID kryen çdo ditë nga epidemiologët në vatrat që i cilësojnë të rrezikshme për përhapjen e infeksionit. Mjekja mikrobiologe Elona Gjergji tregon për Report Tv se testet më së shumti janë kryer në shkolla, çerdhe e kopshte. Ajo thotë se testet e shpejta ndihmojnë në ndërprerjen më të shpejtë të zinxhirit të transmetimit.
16 Dhjetor 2020, 10:59