500 teste të shpejta COVID çdo ditë/ Mjekja për Report Tv: Janë bërë në institucione arsimore, ndihmojnë ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit

Prej një jave që nga nisja e testeve të shpejta të zbulimit të COVID në vendin tonë, kryhen çdo ditë rreth 500 teste të tilla, në vatrat që janë konsideruar si të rrezikshme nga epidemiologët.

“Çdo ditë bëhen me qindra teste kjo dhe në varësi të numrit të vatrave që janë gjatë ditës. Kryesisht kane qenë vatrat e shkollave, kopshteve, çerdheve dhe institucioneve të ndryshme, ato që ne i kemi konsideruar me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit”-tregoi mjekja mikrobiologe.

Mjekja mikrobiologe Elona Gjergji shpjegon se si merret përgjigjja nga pacientët pasi kryejnë testin e shpejtë.

“Duke qenë se gjatë kësaj periudhe këto testet të shpejta janë bërë në vatra të mëdha normalisht ne nuk do të presim që të qëndrojmë gjatë gjithë kohës me pacientin. Mbasi janë bërë këto testime dhe mbasi janë marrë të gjitha përgjigjet atëherë iu janë komunikuar pacientëve apo drejtuesve të institucionit aty ku është bërë testimi. Normalisht që iu është komunikuar brenda ditës, mbas një ore që është proceduar i gjithë informacioni”-u shpreh mjekja.

Testet e shpejta ndihmojnë në ndërprerjen më të shpejtë të zinxhirit të transmetimit.

“Na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për vet faktin që është një përgjigje që jepet shumë shpejtë dhe ne i identifikojmë rastet pozitive në këto vatra shumë shpejtë dhe bëjmë të mundur izolimin e tyre dhe izolimin e kontakteve të tyre duke na dhënë mundësi që të ndërpritet akoma dhe më shpejtë zinxhiri i transmetimit të virusi”-tha mjekja Gjergji.

Nga data 20 dhjetor testimet e shpejta do të bëhën dhe në 6 qendra të përcaktuara në kryeqytet me referim nga mjeku i familjes.

 

 

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik