-
‘Syri i Kaltër’ do të kthehet në destinacion eco-turistik! Hapet tenderi 108.3 mln lekë për rikonstruksionin e infrastrukturës
Infrastruktura në parkun e ‘Syrit të Kaltër’ do t’i nënshtrohet rikonstruksionit me qëllim përmirësimin e rrugëve ekzistuese dhe lidhjes së tyre me rrugën nacionale Gjirokastër– Sarandë. Kjo do të realizohet nëpërmjet një projekti të hartuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila ka hapur tenderin për ta shndërruar “Syrin e Kaltër” në një destinacion eco-turistik.
14 Janar 2021, 17:03