‘Syri i Kaltër’ do të kthehet në destinacion eco-turistik! Hapet tenderi 108.3 mln lekë për rikonstruksionin e infrastrukturës

‘Syri i Kaltër’ do të kthehet në destinacion eco-turistik! Hapet tenderi 108.3 mln lekë për rikonstruksionin e infrastrukturës

Syri i kaltër

Infrastruktura në parkun e ‘Syrit të Kaltër’ do t’i nënshtrohet rikonstruksionit me qëllim përmirësimin e rrugëve ekzistuese dhe lidhjes së tyre me rrugën nacionale Gjirokastër– Sarandë.

Kjo do të realizohet nëpërmjet një projekti të hartuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila ka hapur tenderin për ta shndërruar “Syrin e Kaltër” në një destinacion eco-turistik.

Sipas dokumenteve të tenderit të hapur thuhet se do të ketë ndërhyrje në strukturën rrugës së brendshme ekzistuese te Parkut.

“Rikonstruksioni i rrugës së brendshme ekzistuese të Parkut duke përmirësuar e riparuar nënshtresat e tabanin e rrugës, duke vendosur tombino ne vendet ku ka nevoje për shkak te vijave te ujit qe e përshkojnë atë, duke krijuar nënshtresat e nevojshme me stabilizant dhe zhavorr dhe duke e shtruar me beton te shpëlare, i cili le ne dukje nënshtresën e zhavorrit duke eliminuar impaktin e rende viziv qe do te kishte asfaltobetoni. Rikonstruksioni i disa pasarelave ekzistuese ne brendësi te parkut për ti kthyer ato te përdorshme nga vizitoret. Ndërhyrja konsiston kryesisht ne zëvendësimin dhe përforcimin e elementeve metalike te tyre si dhe zëvendësimin e dyshemesë me dërrasa ne vendet ku është dëmtuar”, thuhet në tender.

Sipas dokumenteve pjesë e projektit do të jetë edhe ndërtimi i tre belvedere prej druri me qëllim që vizitorët të kenë mundësinë që të bëjnë shëtitje.

Po ashtu do të ketë ndërhyrje edhe në bimësi, në shtigje apo edhe në pjesë ku mund të ketë rrëshqitje dherash.

“Me qëllim që të përmirësohet përshkueshmëria e shtegut është shpesh e nevojshme të kryhet një prerje e bimësisë. Nëse prerjet janë me dimensione të mëdha e të rënda, reduktohen në pjesë më të vogla dhe sistemohen në anët e shtegut në vend të sigurt. Procedohet duke liruar shtratin e shtegut duke evituar zgjerimet e panevojshme. Rrënjët e bimësisë që do priten nuk lëvizen nga vendi ne mënyrë që të kontribuojnë ne stabilitetin dhe kompaktësinë e shtratit te shtegut dhe drenazhimin e tij”, vijon më tej dokumenti.

Të gjithë operatorët e interesuar do të kenë afat deri më 15 shkurt 2021 që të paraqesin ofertat e tyre, ndërsa fondi limit i përcaktuar është 108.3 milionë lekë.

Njoftimi i kontratës

(Kliko ketu per te lexuar Relacioni i punimeve Syri i Kalter)

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saja: 14/01/2021 17:09

    Lidhja me rrugen nacionale dhe parkimi jane skandal, nuk permenden ne kete projekt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja