-
Arratiset në vitet ’90 drejt SHBA-ve, Michael-i shqiptar që mohoi origjinën! Nëna shkon ta takojë pas 21 vitesh, i biri e refuzon (VIDEO)
U arratis 17 vjec nga Shqipëria, Bacan Vulaj përfundoi në Amerikë. Një djalë rebel, kundër sistemit komunist, ai vendos të kalojë kufirin drejt ish-Jugosllavisë më 30 maj 1990, ku fillimisht u vendos në Malin e Zi. Me ndihmën e kushërinjve transferohet në një kamp të Beogradit, për t’i shpëtuar kthimit në atdhe. Fati e deshi, që i riu nga Lezha të jepte një intervistë për median serbe, ku shprehte dëshirën për të qenëi lirë. Intervistë kjo, që do të ndryshonte përgjithmonë fatin e Bacanit. Ai u kontaktua nga një familje amerikane, falë të cilëve i riu lezhjan udhëton drejt Detroidit në SHBA.
17 Shkurt 2021, 17:49