Arratiset në vitet ’90 drejt SHBA-ve, Michael-i shqiptar që mohoi origjinën! Nëna shkon ta takojë pas 21 vitesh, i biri e refuzon (VIDEO)

E motra e tij Vjollca Gjongecaj, rrëfen këtë histori të rrallë në emisionin ’Pa Gjurmë’, prej 9 vitesh në kërkim të vëllait të saj.

Ai sillej keq me veprat e diktatorit. E shprehte rebelizmin per komunizmin, pasi u përjashtua edhe nga shkolla. Fillimisht iku drejt Malit të Zi, ku qëndroi tek halla atje. Bashkëmoshatarët e tij ktheheshin me Ziz në Shkodër, por vëllai nuk e pati këtë fat. Djali i hallës e transferoi në një kamp në Beograd.Ai u birësua nga një familje në Amerikë, me kërkesën e vëllait kur dha një intervistë në stacion e Beogradit, ku kishte shprehur dëshirën për të qenë i lirë. Pas kësaj interviste atë e kontaktuan cifti amerikan. Ai ka jetuar në Detroit dhe dërgonte vazhdimisht letra. Babai niset në Amerikë në vitin 1993 dhe atje u cmall me djalin e tij dhe pas disa muajsh vjen cifti amerikan tek ne.  Ata kërkuan mendimet e prindërve cfarë kërkonin më tej’, rrëfen  e motra

Bacan u rrit nga cifti amerikan, të cilët kishin edhe dy vajza. Ata i falën dashurinë e munguar të 4 djemve të tyre, të cilët nuk i kishin më pranë. Bacani u përshtat shpejt me jetën amerikane, në tokën e premtuar për të qenë i lirë. Michael ishte emri me të cilin do të njihej në kontinentin tjetër, aty ku edhe pse i lirë do të mbante larg vëmendjes familjen në Shqipëri. Cifti amerikane kërkuan për dhëndër, por ai nuk pranoi, kërkesë që e distancoi edhe prej tyre 47-vjecarin shqiptar.

Deri në 1995 kontaktet i kishim shumë të rregullta. Pas shkollës ai u bë pjesë e ushtrisë amerikane deri sa marrëdhëniet u ndërprenë. Deri në vitin 2004 humbëm kontaktet. Cifti amerikan filluan të mbanin distancë edhe ndaj nesh’, thotë motra

Me mbërritjen e njërës prej motrave në Amerikë, zbulohet e vërteta e ftohjes së marrëdhënieve mes tyre. Fotoja e fundit e takimit me të vëllanëu realizua në vitin 2004 dhe prej atij momenti ai nuk pranoi komunikimin tjetër me motrën.

’Motra zbuloi një e-mail, ku vajza e ciftit amerikan njoftonte Bacanin se motra kishte ardhur ta takonte. Por ai mbajti distancë. Cifti amerikan i tha motrës se ai u kishte kthyer shpinën. Por e vërteta ishte ndryshe. Ata kishin kërkuar që vëllai të merrte për nuse njërën nga vajzat e tyre. Por vëllai ynë ata i kishte konsideruar si motra. Për këtë arsye ai ishte larguar. Takimi me motrën u realizua në vitin 2004, ku vëllai e këshilloi të bënte kujdes’, rrëfen motra tjetër, që jeton në Shqipëri

Aq fort ua kishte ’ngulur thikën në zemër’ aq sa, në vitin 2011 nëna ndërroi jetën në Amerikë, pa mundur dot të takohet me të birin. Pavarësisht premtimit që i kishte bërë, ai nuk mori pjesë as në ceremoninë mortore të nënës.

Shkëputi disa herë kontaktet me familjen, ndërsa komunikonte me ne vetëm me letra. Kur nëna shkoi në Amerikë në vitin 2011 ai I premtoi se do ta takonte, por nuk trokiti kurrë në derë. Nëna ndërroi jetë atje, ardhja e djalit e vrau. Ne e njoftuam, madje i dërgova dhe një mesazh zanor, por zilja binte ai nuk e hapi kurrë.

Pas mesazhit zanor, të së motrës ai kishte shprehur pendesë, por i kishin mbetur gozhdë në zemër fjalët e saj. Vëllai i vetëm i familjes nga Lezha kërkohet në emisionin ’Pa Gjurmë’ nga dy motrat e tij, pasi prindërit kanë ndërruar jetë me brengë në zemër. Prej 9 vitesh, Bacan apo Michael Vulaj nuk është bërë më i gjallë.

VIDEO/Emisioi i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 17/02/2021 21:00

    Ky paska qënë një copë gomari që në lindje... Ok,e kuptoj që e kishte inatin me rregjimin para viteve 90-të por nuk e kuptoj çfarë dreqin pati me familjen në Shqipëri dhe me atë në Amerikë?! Kam përshtypjen se e ka inatin me veten e vet...

    Përgjigju
    • Lodovik: 27/02/2021 20:29

      per rregjimin komunist ai kurr nuk fliste

    • Lodovik: 27/02/2021 20:25

      une e mbaj mend ne shqiperi sepse ne ishim ne nje klase AI NUK ishte djale i keq por pak i pa disiplinuar dhe kjo ishte arsyja e perjashtimit nga shkolla ,por largimi nga familja eshte diçka e papranueshme

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen