-
Militanti i Bashës bëri sondazh me logon e vjedhur, anketuesit dolën zbuluar nga vetë OSBE, pyetën në rrugë një pjesëtar të stafit! Policia nis hetimet
OSBE denoncoi një ditë më parë se si një shoqatë abuzoi me emrin e organizatës për të bërë sondazhe për zgjedhjet e 25 prillit. Report Tv mëson se pas kësaj skeme, që nuk dihet se kush e financon, fshihet një simpatizant i kreut të PD-së, Lulzim Basha. Anketuesit e terrenit u zbuluan hapur kur pyetën rastësisht në rrugë përfaqësues të OSBE-së dhe deklaruan se mbështeteshin nga organizata më e madhe e sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropë.
23 Shkurt 2021, 15:26 -
Mashtroi duke bërë sondazhe për zgjedhjet e 25 prillit, OSBE: Na kanë vjedhur logon, ne nuk bëjmë anketa zgjedhore! Kemi denoncuar rastin
OSBE në Shqipëri ka denoncuar një rast, që bën sondazhe dhe anketa në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit duke u hequr si pjesë e OSBE dhe kopjuar logon e tyre. Në reagimin e saj, OSBE shkruan se një organizatë e vetëquajtur OKSE po zhvillon anketa dhe studime, duke pretenduar se e bën këtë për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), por kjo nuk është e vërtetë.
22 Shkurt 2021, 19:04
