-
Kronikë
Dhunuan qytetarin që publikoi videon e Gëzim Paplekajt ku deklaronte se kishte shitur votën, lihen në burg 4 të arrestuarit në Lezhë! I kërkuan ta përgënjeshtronte
Gjykata e Lezhës jep arrest me burg për 60 ditë për Mirash, Gëzim, Donald dhe Jetmir Paplekajn. 4 anëtarët e familjes Paplekaj dhunuan dhe kërcënuan me jetë Ylli Kacolin mbrëmjen e 29 prillit, pasi ai i kishte publikuar video të Gëzim Paplekës me figurë dhe zë ku tregonte se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota, të tijën dhe të familjarëve.
4 Maj 2021, 10:41 -
Kronikë
I publikoi videon ku deklaronte se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota në Lezhë, Gëzim Paplekaj dhunon dhe kërcënon me jetë personin që e filmoi
Video e Gëzim Paplekës me figurë dhe zë se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota, të tijën dhe të familjarëve, në Lezhë u bë virale duke nisur hetimin e tij në gjendje të lirë. Pas publikimit të videos Gëzim Paplekaj u shoqërua në komisariatin e Lezhës për të sqaruar të vërtetën në lidhje me atë video, ndërsa për rastin SPAK nisi hetimet. Por publikimi i kësaj video në rrjetet sociale nga Ylli Kacoli, 38 vjeç, nuk është pritur mirë nga vetë Gëzim Paplekaj dhe të afërmit e tij, të cilët kanë ushtruar dhunë ndja tij.
1 Maj 2021, 09:04