-
Kronikë
Laboratori i drogës në Lushnje, organizator pronari i karburantit, shpallet në kërkim! 3 të arrestuar, mes tyre dhe 2 punonjës të OSHEE
Ervin Rista, ishte pronari dhe organizatori i laboratorit të drogës në Lushnje, i cili ishte vendosur në një godinë karburanti që ishte lënë jashtë përdorimit. 45 vjeçari, banues në Tiranë është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Krutja”, pasi kishte përshtatur këtë godinë në një laborator për kultivimin e kanabisit nëpërmjet ngrohjes me llamba, ndërkohë që në kërkim janë edhe 2 bashkëpunëtorët e pronarit të karburantit.
8 Maj 2021, 09:35