Laboratori i drogës në Lushnje, organizator pronari i karburantit, shpallet në kërkim! 3 të arrestuar, mes tyre dhe 2 punonjës të OSHEE

LUSHNJE-  Ervin Rista, ishte pronari dhe organizatori i laboratorit të drogës në Lushnje, i përshtatur në një godinë karburanti që ishte lënë jashtë përdorimit që nga 2004. 45 vjeçari, banues në Tiranë është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Krutja”, pasi kishte përshtatur këtë godinë në një laborator për kultivimin e kanabisit nëpërmjet ngrohjes me llamba, ndërkohë që në kërkim janë edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, Lirim Serdani 54 vjeç dhe Igli Borova 27 vjeç të dy banues në Fier.

Nga ana tjetër, në pranga ka përfunduar vetëm një person, i cili u kap në flagrancë në momentin e operacionit të anti-drogës. Ai është Mario Çela 40 vjeç, banues në Lushnje, teksa e kanë “pësuar” edhe 2 punonjës të OSHEE-së. Bëhet fjalë për Mestan Zoto 64 vjeç dhe Vilsi Liçi 23 vjeç, pasi nuk kanë kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike në karburant.

Report TV solli pamje nga ky laborator në zonën e njohur si 'Pushimi i Shoferit' në Lushnje jo shumë larg autostradës, ku u gjetën pajisje elektrike që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike dhe fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, të cilët janë sekuestruar nga policia, e ndërsa në shtëpinë e një prej personave të shpallur në kërkim, më konkretisht Lirim Serdani u gjetën disa fishekë.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, "Shpërdorim detyre", “Vjedhja e energjisë elektrike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania