-
Kronikë
Zbardhet dosja që çoi në pranga prokurorin Edmond Karriqin, hetimet nisën në 2019! Pushoi çështjen e të arrestuarve për trafik droge në Kukës sapo mori 2000 euro-t! GJKKO e la sot në burg bashkë me sekserin
Ndaj prokurorit të Kukësit Edmond Karriqi, hetuesit kanë prova se ka takuar dhe ka marrë rryshfet për pushimin e cështjes ndaj 4 të arrestuarve për trafik droge, ndaj këtë të shtunë GJKKO vendosi ndaj tij arrest me burg. Të njëjtën masë e mori në mungesë edhe sekretari në prokurorinë e Kavajës, që kishte rolin e sekserit. Nga një investigim i Report Tv, mësohet se Karriqi në vitin 2017 ka mbyllur edhe një dosje të abuzimeve me paratë publike nga ish-zyrtarë të LSI-së me punësime fiktive në aeroportin e Kukësit.
3 Korrik 2021, 10:29