Zbardhet dosja që çoi në pranga prokurorin Edmond Karriqin, hetimet nisën në 2019! Pushoi çështjen e të arrestuarve për trafik droge në Kukës sapo mori 2000 euro-t! GJKKO e la sot në burg bashkë me sekserin

TIRANË-  GJKKO lë në burg prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, i arrestuar për 2 mijë euro ryshfet nga trafikantët e drogës.

Report TV zbardh detaje nga dosja e prokurorisë. Gjithçka nisi në nëntor të vitit 2019, kur në qytetin e Kukësit u arrestuan Ramadan Dedja, Eraldo Braka, Elidon Koka dhe Ergis Xherri, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, të cilët u lanë vetëm 15 ditë nën masën “arrest me burg”, pasi pritej akt-ekspertimi final. Fillimisht dosja e tyre u mor nga një prokuror që u shkarkua nga vetting, si rezultat hetimet për dosjen në fjalë I kaluan prokurorit Edmond Karriqi, njëkohësisht drejtues i komanduar i Prokurorisë së Kukësit. Nga ky moment filloi përpjekja për të korruptuar akuzën.

Eraldo Braka dhe Ramadan Dedja janë lidhur dhe kanë komunikuar me Isuf Gegën, tek i cili janë interesuar nëse kishte komunikim me Karriqin për t'i ndihmuar në lidhje me dosjen. Gega, me detyrë sekretar në Prokurorinë e Kavajës, ka udhëtuar bashkë me Karriqin në drejtim të Kukësit, ndërsa janë dokumentuar disa takime të tjera mes tyre. Gega, në përgjimet e SPAK, rezulton të jetë sekser, nga ku prokurori ka marrë edhe shumën e parave prej 2 mijë euro, të cilat janë dhënë nga Eraldo Braka dhe Ramadan Dedja. SPAK ka dokumentuar edhe lëvizjet e këtyre dy të fundit, të cilët janë parë duke tërhequr paratë, për t’i çuar në destinacion. Pas marrjes së 2 mijë eurove, prokurori Edmond Karriqi ka pushuar çështjen e trafikut të narkotikëve. Menjëherë më pas, Prokuroria e Posaçme ka vepruar me arrestimet.

Këtë të shtunë Gjykata e Posaçme u komunikoi masën e arrestit me burg prokurorit Karriqi dhe Isuf Gegës, ndërsa po ashtu u lanë në burg në mungesë, Emirjan Beu dhe Dritan Dedja, të dy në kërkim nga SPAK si të përfshirë në ngjarje.

Prokurori akuzohet si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ndodhi gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. SPAK përmes përgjimeve ka arritur të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur. Paratë i janë dhënë në dollarë por nuk janë pranuar nga prokurori Karriqi dhe për këtë sekseri i ka kthyer ato në këmbim valutor në Euro dhe më pas ia ka dhënë.

Karriqi akuzohet nga SPAK për veprën penale "Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë". SPAK njoftoi se nga veprimet hetimore të kryera, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se Karriqi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona të proceduar, të cilët kanë qenë duke u hetuar në Prokurorinë Kukës. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
‘Të hënën i çojmë lekët, të mërkurën e ke te shpia’, zbardhen përgjimet si prokurori i Kukësi, morri 2 mijë euro ryshfet për të mbyllur dosjen

“Të hënën i çojmë lekët, ditën e mërkurë e ke bobin ke shpaja”, ishin përgjimet nga SPAK mes familjarëve të personit të arrestuar dhe sekserëve për të ndërhyrë te prokurori Karriqi. I arrestuarit për drogë Ramadan Dedja u lirua në 2019 falë ryshfetit prej 2 mijë euro që mori prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, i cili pushoi çështjen. Ngjarja nis më 21 nëntor 2019, ku vëllai i të arrestuarit ka ndërhyre tek sekseri Isuf Gega që të ndërhynte tek prokurori Karriqi për të lehtësuar masën.

Përgjimet:

Në datën 29.11.2019 Dritan Dedja bisedon në telefon me shtetasin Rrahim Dedja të cilit i thotë se “të hënën do ia çojmë, përderisa i ka kërkuar të hënën, të martën mund t’i qisi ata”…, “thashë të hënën, do i çojmë, me i çu lekët”… “t’i mbledhim ata të tjerët”.

Shtetasi Rrahim Dedja i komunikon se lekët janë gati dhe se lekët nuk janë duke i mbajtur. Sipas kalendarit, dita e hënë përkon me datën 02.12.2019. Në datën 02.12.2019, Dritan Dedja ka shkuar në Kavajë dhe është takuar me Isuf Gegën.

Në datën 02.12.2019, ora 11:50 Dritan Dedja është takuar në Kavajë dhe është ulur në të njëjtën tavolinë me Isuf Gegën. më pas Isuf Gega ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në orën 12:10 në një tjetër lokal dhe është ulur në të njëjtën tavolinë me prokurorin Edmond Kariqi. Pas rreth 10 minutash në lokalin e mësipërm ka shkuar edhe vetë Dritan Dedja, i cili është ulur në të njëjtën tavolinë me Isuf Gegën dhe Edmond Kariqin, të cilët qëndrojnë së bashku rreth 20 minuta, ku biseda është koj:

D.Dedja: mos e rr…k… tha, nesër shkojnë ato, ditën e mërkurë e ke bobin e ke aty, ke shpaja.

Rr.Dedja: Sigurtë?

D.Dedja: Po, nesër e sigurtë mo, për çar i kërkun ato

Rr.Dedja: Hajt mirë, ia çove krejt ti?

D.Dedja: Krejt, krejt.

Rr. Dedja: Hajt bukur, çao.

D.Dedja: T’gjitha, hajt.

Ora 09:53
Mori 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg prokurorin e Kukësit Edmond Karriqin dhe tre të tjerë

Kreu i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi, është lënë në burg nga GJKKO, pasi arrestua pak ditë më parë nga SPAK, për korrupsion. Në burg është lënë edhe Isuf Gega, sekretar në prokurorinë e Kavajës, i cili kishte rolin e sekserit, si dhe Emirjan Beu dhe Dritan Dedja.

M.Q./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Republika: 03/07/2021 18:51

    Keta qelbesira me 2000 euro korrupyohen. Ptuh rrace e qelbur se e mbushet kete vend me kriminele qe bejne si ju b…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!