Dy ish- drejtorët e Bashkisë Tiranë Mariglen Qato dhe Redi Molla do vijojnë qëndrimin në qelinë e paraburgimit.
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e të dyve për vendimin e dhënë nga Apeli në datë 31 korrik të këtij viti.
Apeli i Posaçëm në muajin korrik la në fuqi vendimin e shkallës së parë, për masën “arrest në burg” ndaj Mollës dhe Qatos.
Edhe pse Gjykata e Lartë pak javë më parë prishi vendimin e Apelit të Posaccëm për lëniën në fuqi të masës së sigurisë ndaj dy ish drejtorëve duke rikthyer çështjen në të njëjtën gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese, vendimi mbeti po i njëjtë.
Vendimi i Apelit u ankimua në Gjykatë të Lartë nga Redi Molla, Mariglen Qato, të cilët prej muajit mars janë në qelinë e paraburgimit për dosjen “5D”, bashkë me Taulant Tushen.
GJKKO firmosi më 28 mars 2024, 3 masa sigurie arresti në burg për, Redi Molla, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë, Taulant Tusha, ish- Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato, ish-Drejtor Inspektoriatit së Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Tiranë. 6 masa të tjera sigurie që miratuan gjuthashtu nga gjykata ishin detyrim parqitje, ku bëjnë pjesë ish anëtarë komisioni të vlerësimit të ofertave.
Në njoftimin e SPAK të fund të marsit thuhej se Redi Molla për gjatë kohës që ushtronte funksionin e Drejtorit në “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” dhe Mariglen Qato gjatë kohës që ushtronte funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në UKT kanë shpallur fitues shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. në 11 tendera. SPAK ka prova se kjo shoqëri zotërohej nga 3 persona të cilët ishin ortakë fiktivë, ndërsa ortakët e vërtetë dhe pronarët “De facto” ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla, të cilët kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore. SPAK deklaroi se kompania është shpallur fituese në këto tendera nga viti 2016 deri në 2020.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Janar, 17:13
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
48.5%
-
Jo
47.4%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 9954
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sokol Sadushi flet për mandatin e Holta Zaçajt: Nëse s'do kishim shpallur vakancën, do ishim në shkelje të ligjit
30 Dhjetor 2024, 16:22
-
Gjykata e Lartë më 2024, Sadushi: Kemi ulur me 50% stokun e dosjeve, këtë vit u dhanë 7639 vendime! Mbi 74% e rekurseve dështuan, 449 çështje për gjyqtar
30 Dhjetor 2024, 15:49
-
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
26 Dhjetor 2024, 15:36
-
'Bie' Holta Zaçaj, kolegët në Kushtetuese votojnë që mandati t'i përfundojë më 10 mars 2025
23 Dhjetor 2024, 16:04
-
Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht
21 Dhjetor 2024, 17:27
-
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
21 Dhjetor 2024, 10:45
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor 2024, 16:18
-
Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë
13 Dhjetor 2024, 18:30
-
Berisha nuk heq dorë nga skenaret e dhunës, nxit emigrantët: Gjuani me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare
13 Dhjetor 2024, 14:13
-
Tërhiqet Zaçaj, kërkon deklarimin e përfundimit të mandatit, s’ka vendim në Mbledhjen e Gjyqtarëve! Sulmon Gjykatën e Lartë: Tejkaloi kompetencat, e paprecedentë
12 Dhjetor 2024, 17:57
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Klemend Balilit, lë në fuqi dënimin me 10 vite burg
12 Dhjetor 2024, 14:48