-
Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime penale, për 34 nisi hetim, 6 raste u referuan në SPAK! 7 persona janë arrestuar, një i dërguar për gjykim
Prokuroria e Përgjithshme informon se ka regjistruar gjithsej 87 kallëzime penale për krime zgjedhore. Për 34 është regjistruar procedimi penal, ndërsa 7 persona janë arrestuar, konkretisht në Tiranë, Lezhë, Elbasan e Fier.
14 Maj 2025, 10:37 -
-
Dyshime për abuzim me tenderat e BE, SPAK merr të pandehur edhe administratorin e KESH Erald Elezi! Hetimet nisën nga 'zbërthimi' i celularit të Evis Berberit
SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH, Erald Elezi dhe i ka komunikuar akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera. Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi.
14 Maj 2025, 09:42 -
‘Platforma’ kundër krimit kibernetik/ Nën drejtimin e SPAK goditet grupi kriminal, sekuestrohen mbi 40 mijë euro dhe pajisje kompjuterike
Me mbështetjen e Eurojust dhe Europol, operacioni u zhvillua në disa shtete si Gjermani, Shqipëri, Qipro dhe Izrael. Grupi kriminal dyshohet se ka mashtruar mbi 100 viktima me një dëm financiar prej mbi 3 milionë euro.
13 Maj 2025, 17:46 -
Kreu i ARRSH del nga SPAK, i nervozuar shtyn telefonin e gazetares: U mora i pandehur
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentjan Gjyli është paraqitur në SPAK, pasi është marr i pandehur për shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.Kjo është hera e tretë që zyrtari thirret nga Prokuroria e Posaçme. Ai është paraqitur në SPAK edhe n&eu
13 Maj 2025, 14:42 -
Abuzim me tendera, SPAK mbyll hetimet dhe merr të pandehur kreun e ARRSH Gentian Gjyli dhe 24 të tjerë! Evis Berberit i komunikohet akuzë e re nga burgu
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në akuzë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tenderë. Pas hetimeve 25 persona janë nën hetim dhe akuzat i shtohen edhe ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi në burg për korrupsion dhe pastrim parash.
13 Maj 2025, 14:03 -
Aida Hajnaj përjashtohet nga gara për kreun e BKH, SPAK: S’dorëzoi dokumentet e kërkuara në kohën e caktuar
Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të dytë në krye të BKH. Mesohet se Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj, për pasojë u përjashtua nga e drejta për rikandidim.
13 Maj 2025, 12:43 -
Dosja ‘Toyota Yaris’, SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela
Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për avokatin Radovan Çela i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë. Prokurori Klodian Braho kërkoi dënimin e Çelës me 6 vite burg.
13 Maj 2025, 11:46 -
Akuzohen për korrupsion zgjedhor, SPAK njoftim zyrtar: Dy kushërinjtë Kalosh dhe Gazment Peposhi blinin vota për PSD në fshatra të Kukësit
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Kalosh Peposhit dhe shpalljen në kërkim të Gazment Peposhit, dy kushërinjtë të akuzuar për blerje votash në favor të PSD në Kukës.
13 Maj 2025, 09:59 -
Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK: I dha para një personi dhe një fletë të ngjashme votimi ku shënohej emri i së bijës
SPAK, në një reagim zyrtar, thotë se Pandeli Bozha i ka kërkuar një personi votën për të bijën në këmbim të një shume parash. Ai gjithashtu i ka dhënë edhe një fletë të ngjashme votimi ku ishte shënuar emri i së bijës.
12 Maj 2025, 13:48 -
-
Krimet zgjedhore, SPAK: Po hetojmë 39 kallëzime! 17 i dërguam për verfikim në polici, për 25 u vendos mosfillimi i hetimit
SPAK po heton 39 kallëzime për krimet zgjedhore, ku 17 kallëzime janë dërguar për verfikim në polici, për 25 kallëzime u vendos mosfillimi i hetimit. Sipas SPAK, 3 kallëzime janë bërë nga qytetarët dhe 3 nga Prokuroritë e rretheve.
12 Maj 2025, 11:18 -
-
Policia e Tiranës përgënjeshtron Belind Këlliçin për akuzat se PS po blinte vota: Në zyrën e Braçes nuk u gjet asgjë e paligjshme! Deputeti kallëzon kandidatin e Berishës
Policia e Tiranës përgënjeshtron kandidatin e PD-së Belind Këlliçi për pretendimet dhe akuzat e hedhura mbrëmjen e sotme se në një zyrë elektorale të PS shpërndaheshin para për vota, në zonën e “Petro Ninit”. Deputeti socialist kallëzon PD dhe mbështetësit e saj për ushtrim force. Edhe SPAK verifikoi, nuk u gjet asgjë e paligjshme në zyrë
11 Maj 2025, 23:53 -
Gonzato takim me prokurorët: Zgjodha Fierin dhe Durrësin pas informacioneve se veprojnë banda! Janë autoritetet që hetojnë, ne vëzhgojmë
Deklarata pasi Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi një takim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe prokurorët e Seksionit të Posaçëm për
11 Maj 2025, 17:56 -
Voton kreu i SPAK Altin Dumani: Do flas pas zgjedhjeve (VIDEO)
Të drejtën e votës e ka ushtruar edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.Report TV raportoi live momentin ku Dumani voton në qendrën e votimit në shkollën “At Zef Pëllumbi” njësinë në 5 në Tiranë, së bashku me bashkëshorten e tij. Drejtuesi i Prokuroris&eu
11 Maj 2025, 09:53 -
SPAK ‘zbarkon’ në çdo qark, mbi 5 mijë efektivë në terren! Dumani: Do flas pas zgjedhjeve! Gonzato: Vizitova Durrësin dhe Fierin pas informacioneve se veprojnë banda
SPAK, BKH dhe forcat policore zbarkuan në terren për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe parandalimin e krimeve zgjedhore. Dumani, pasi votoi, tha se do të flasë pas zgjedhjeve. Ambasadori i BE vizitoi Durrësin e Fierin pasi, siç theksoi ai, ka pasur informacione se veprojnë banda.
11 Maj 2025, 08:22 -
Zef Brozi: Sali, ti dhe e vërteta nuk keni asgjë të përbashkët! Uroj që votuesit të zgjedhin mes Shqipërisë në BE dhe jo non gratës që përbetohet se do shpërbëjë drejtësinë
Uroj që votuesit të ndëshkojnë me votë ty Sali shkatërrimtari që përgjake e shkrumbove Shqipërinë, ty që po mashtron shqiptarët dhe u paguan miliarda lekë disa ndërkombëtarëve që t’i besojnë Mashtrimet e të Pavërtetat që ju ofron.
11 Maj 2025, 07:04 -
-
Zgjedhjet/ Dy kushërinjtë në kërkim për blerje votash në Kukës, dyshohet për PSD! Policia u kontrollon banesat
Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi morën vota për një parti politike. Strukturat hetimore të policisë në Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë për kapjen e dy kushërinjve Gazment Peposhi dhe Kalosh Peposhi.
10 Maj 2025, 21:11