-
I pandehur për shkarkimin në kundërshtim me ligjin të drejtorit të Ujësjellësit, ish-kryebashkiaku Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK
Ish-Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahiu është paraqitur mesditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, Spahia u paraqit së bashku me avokatin e tij.
10 Shkurt 2025, 15:19 -
Nuk ekzekutohet masa arrest shtëpie për Ajola Xoxën, ndodhet jashtë shtetit për kurim
Me vendim të GJKKO, ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt është caktuar masa arrest shtëpie. Por, burime bëjnë me dije se masa ndaj saj nuk është ekzekutuar ende pasi Ajola Xoxa ndodhet jashtë Shqipërisë, për shkak të problemeve shëndetësore.
10 Shkurt 2025, 15:10 -
Arrestimi i Erion Veliajt, Ilir Yzeiri në Report Tv: SPAK i vendos prangat kryebashkiakut të Tiranës, lë të lirë Sali Berishën
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, është arrestuar ditën e sotme (10 shkurt) me kërkesë të SPAK. Lidhur me këtë arrestim, analisti dhe gazetari Ilir Yzeiri, tha se SPAK po mbanë anshmëri, pasi arreston Veliajn dhe lë të lirë Sali Berishën.
10 Shkurt 2025, 14:48 -
Arrestimi i Erion Veliajt, dërgohet te Blloku i Sigurisë
Pas arrestimit, burime bëjnë me dije se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar te Blloku i Sigurisë te Mine Peza në Tiranë. Me vendim të GJKKO, ndaj kryebashkiakut të Tiranës është caktuar masa arrest me burg, ndërsa për bashkëshorten e tij masa arrest shtëpie.
10 Shkurt 2025, 14:43 -
Arrestimi i Erion Veliajt, burime: GJKKO ka lëshuar edhe 5 masa sigurie
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se se GJKKO ka lëshuar 5 masa sigurie. Tre detyrim me paraqitje. Për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa është firmosur ‘arrest shtëpie’ ndërsa për kryebashkiakun Erion Veliaj, ‘arrest me burg’, informon gazetarja Keti Banushi.
10 Shkurt 2025, 14:40 -
Arrestimi i Veliajt/ Reagon opozita, Berisha: Falë nesh, por SPAK ngelet organizatë kriminale! Basha: Rama të dorëhiqet! PL: Drejtësi me regji, Metën e morën me dhunë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar arritje të opozitës arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ditën e sotme u shoqërua nga oficerët e BKH-së, me urdhër të SPAK.
10 Shkurt 2025, 14:35 -
-
SPAK arreston kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe biznesmenin Elman Abule! 'Arrest shtëpie' për Ajola Xoxën, 'detyrim me paraqitje' për 5 biznesmenë (EMRAT + VIDEO)
Agjentët e BKH-së u paraqitën sot në mesditë rreth orës 14:00 në ambientet e zyrave të bashkisë së Tiranës për t'i komunikuar kryebashiakut Erion Veliaj masën e sigurisë 'arrest me burg' dhe për ta shoqëruar me makinën e tij drejt Bllokut të Sigurisë. Firmosen 'detyrim me paraqitje' dhe për 5 biznesmenë, dyshohet kanë marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.
10 Shkurt 2025, 14:13 -
U akuzuan se licencuan karburantin pa leje, GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduart Duro dhe 4 zyrtarët e tjerë! Ja çfarë kërkoi SPAK
SPAK kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që të konvertohej në 3 vite shërbim prove, si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike. Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu
10 Shkurt 2025, 13:51 -
Klani i Suel Çelës/ Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu pretendon se është e sëmurë, betohen në GJKKO 2 ekspertët mjeko-ligjorë! Javën tjetër ekspertiza
Dy ekspertët mjeko-ligjorë, të cilët u kërkuan seancën e kaluar nga Gjykata e Posaçme për të kryer ekspertimin mjekësor të Pajtime Fetahut, u paraqitën ketë të hënë në GJKKO. Ata morën detyrat nga togat e zeza dhe bënë betimin në lidhje me aktin që do të kryejnë në ambientet e paraburgimit në Pogradec. Ish-gjyqtarja mbahet në paraburgim që prej muajit nëntor të vitit 2024
10 Shkurt 2025, 13:29 -
Shtyhet seanca për apartamentin e sekuestruar ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, biznesmeni Gentjan Sula ankimoi në GJKKO: Hyrja te Garda është e imja!
Biznesmeni Gentjan Sula ka ankimuar në GJKKO sekuestron e një apartamenti pranë Gardës së Republikës në Tiranë, i cili u sekuestrua në kuadër të hetimeve për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro. Seanca, e cila pritej të zhvillohej mëngjesin e kësaj të hëne, u shty për shkak të mungesës së prokurorit Ols Dado
10 Shkurt 2025, 11:42 -
Tiranë/ Ish-zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja shkon në SPAK (VIDEO)
Ish-deputeti i Partisë Socialiste u pa teksa hynte në SPAK mëngjesin e sotëm. Nuk ka informacione për shkaqet e prezencës së tij në institucionin e akuzës, ndërsa ka mbajtur postin e zv/ministrit në mandatin e parë të qeverisë “Rama”, 2013-2017
10 Shkurt 2025, 11:08 -
Itali/ Berisha mbush sallën në Romë me militantë nga Shqipëria, mes tyre dhe Gjin Gjoni! Në sallë edhe ish kryeprokurori Adriatik Llalla, në kërkim nga SPAK
Në një takim të parashikuar me emigrantë në kryeqytetin e Italisë në Romë, Sali Berisha, sallën e kishte të mbushur me militantë nga Shqipëria. Në ndihmë i ka ardhur edhe Gjin Gjoni me njerëzit e tij, teksa i pranishëm ishte ish kryeprokurori Adriatik Llalla, i arratisur prej dënimit me 2 vite burg nga GJKKO dhe për të cilin SPAK ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar.
9 Shkurt 2025, 14:58 -
Berisha premtoi çmontimin e SPAK nëse fiton zgjedhjet, Rama garanton vijimin e reformës në drejtësi: Oxhaku me blozë e mangallet e vogla duan t'i hedhin lakun
Kryeministri Edi Rama thotë se PS do të vijojë të mbështesë reformën në dretjësi, pavarësisht kostove ndryshe nga kundërshtari i tij politik, Sali Berisha i cili aleatëve u premtoi se do të çmontojë SPAK nëse do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
8 Shkurt 2025, 13:23 -
SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtorë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në GJKKO ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, pas përfundimit të hetimeve.
7 Shkurt 2025, 13:36 -
Berisha mbledh aleatët, fton dhe partitë e reja: Në front kundër Ramës! Kryetari i PD-së premton: Nëse fitoj zgjedhjet, çmontoj SPAK është organizatë kriminale
Me Ilir Metën në burg, në tryezën e ftuar nga Partia Demokratike, Partia e Lirisë u përfaqësua nga Tedi Blushi. Ndërkohë të pranishëm ishin dhe kreu i PAA, Agron Duka, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i partisë Balli Kombëtar Artur Roshi.
7 Shkurt 2025, 11:53 -
Bardhi: Jemi vonë për primaret në PD! SPAK organizatë kriminale? Kreu i grupit kundër Berishës: Ka prokurorë me integritet, pres hetime për Ballukun
Bardhi shpreh shqetësimin për primaret në PD, duke thënë se mund të jetë shumë vonë për ta realizuar siç duhet këtë proces. Duke folur për SPAK-un dhe kritikat e kryetarit të partisë Sali Berisha ndaj tij, ai tha se nuk e ndan mendimin e tij se bëhet fjalë për “organizatë kriminale”, por tha se pret më shumë nga Prokuroria e Posaçme.
6 Shkurt 2025, 22:22 -
-
Trump ngriu fondet për SPAK, reagon BE: Mbështesim reformën në drejtësi, kemi dhënë 50 mln € asistencë teknike, 8 mln € vetëm për Prokurorinë e Posaçme
BE ka konfirmuar mbështetjen për SPAK dhe reformën në drejtësi në Shqipëri, duke thënë se ka dhënë 50 milionë euro asistencë financiare dhe teknike, ndërsa 8 mln euro kanë shkuar vetëm për SPAK. Reagimi i BE vjen pasi SHBA ngriu fondet për institucionet shqiptare, mes tyre edhe SPAK. BE thotë se SPAK ka dhënë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
6 Shkurt 2025, 18:42 -