-
Rusi-Ukrainë, jemi vërtet në prag të konfliktit?
Shtëpia e Bardhë po bind ende aleatët evropianë që të godasin eksportet ruse të gazit, në rast pushtimi. Zyrtarisht, SHBA dhe BE thonë se janë në një linjë. Por shumëkush mendon që nuk është kështu. Mes këtyre janë sigurisht rusët.
14 Shkurt 2022, 12:34 -
Konflikti me Rusinë/ 'Gati të sakrifikojmë anëtarësimin në NATO', ambasadori ukrainas në Britani tërhiqet nga deklarata: E kemi angazhim Kushtetues për t'ju bashkuar Aleancës
Teksa tensionet në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës rriten, u duke se ngjarjet do të merrnin një pikë kthese pasi ambasadori ukrainas në Britani deklaroi se ata ishin 'fleksibël' në lidhje me ambicien për t'u anëtarësuar në NATO, që do të ishte një lëshim i madh. Por vetëm pak orë më vonë, ai hodhi po vetë poshtë këtë deklaratë.
14 Shkurt 2022, 12:14 -
-
Scholz në një mision delikat, viziton Kievin dhe Moskën: Nëse sulmohet Ukrainë i kemi përgatitur sanksionet për Rusinë
Shërbimet e inteligjencës amerikane po japin alarmin, edhe Gjermania u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina. Kancelari Scholz tani viziton Kievin dhe Moskën. Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme.
14 Shkurt 2022, 11:25 -
Frika nga pushtimi rus i Ukrainës rritet! Rusët japin sërish shenja pozitive: Të vazhdojnë bisedimet! Zelensky: Anëtarësimi në NATO, garanci për sigurinë e vendit
Më shumë se një duzinë vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA, u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina mes paralajmërimeve për një pushtim "të afërt" nga Rusia. Kjo e fundit mohon planet për të pushtuar, pavarësisht se ka grumbulluar 100,000 ushtarë në kufijtë e Ukrainës. Pavarësisht tensioneve dhe kërcënimeve nga ana e Moskës, duket se kjo nuk e ka penguar presidentin e Ukrainës të shprehë hapur se vendi do të vazhdojë me kërkesat për të qenë pjesë e NATO-s.
14 Shkurt 2022, 11:22 -
Ukraina ka bërë thirrje për një takim me Rusinë lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në kufirin e saj
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se Rusia kishte injoruar kërkesat zyrtare për të shpjeguar rritjen e numrit të trupave. Ai tha se "hapi tjetër" ishte të kërkohej një takim brenda 48 orëve të ardhshme për "transparencë" në lidhje me planet e Rusisë.
13 Shkurt 2022, 23:03 -
Tensionet rriten, Biden bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës: Do përgjigjemi me shpejtësi ndaj çdo agresioni rus
Presidenti amerikan Joe Biden mbajti të dielën një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy, një ditë pasi i tha presidentit rus Vladimir Putin se Perëndimi do të përgjigjej me vendosmëri ndaj çdo sulmi të mundshëm.
13 Shkurt 2022, 21:01 -
'Një provokim, dhe më pas ofensiva', inteligjenca amerikane përgjon biseda mes gjeneralëve rusë! Ja plani sekret për pushtimin e Ukrainës
Inteligjenca amerikane ka përgjuar biseda mes gjeneralëve rusë. Nuk përjashtohet që të jetë dezinformim për të ngatërruar kundërshtarët. Para së gjithash, provokimi, ndoshta një sulm i rremë ndaj prorusëve në Donbass, i ndërtuar mjeshtërisht nga shërbimet e Moskës për të pasur një pretekst.
13 Shkurt 2022, 20:21 -
Spartak Ngjela: Çdo të ndodhë me Ukrainën, do ta pushtojë Rusia?
Një luftë me Ukrainën, shkatërron Rusinë. Këtë e di tani çdo mendje e kthjellët në politikën e lartë ruse dhe në rangjet e larta të ushtrisë ruse. Nëse Putini do të shpallë luftë për pushtimin e Ukrainës; ata që duan ta ruajnë Rusinë nga shkatërrim i kësaj lufte, ose do ta rrëzojnë nën arrest, ose do të vrasin Putinin.
13 Shkurt 2022, 19:06 -
Në prag të pushtimit të Ukrainës, ambasadori rus në Suedi: Putin s'çan kokën për sanksionet e Perëndimit! Sa më shumë presion të ushtrojnë, aq më e fortë do jetë përgjigja
'Vladimir Putin as nuk e çan kokën për sanksionet perëndimore', kështu u shpreh ambasadori rus në Suedi, teksa tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës sa vijë edhe rriten.
13 Shkurt 2022, 18:04 -
-
Konflikti Rusi-Ukrainë, Gjermania paralajmëron: Mund të jemi në prag të luftës në Europë
Zëvendëskancelari i Gjermanisë Robert Habeck tha sot se Evropa mund të jetë në prag të luftës për shkak të krizës së vazhdueshme në Ukrainë. Habeck, i cili përfaqëson Partinë e Gjelbër, tha: "Ne mund të jemi në prag të luftës në Evropë. Me ushtri të mëdha, tanke përballë njëri-tjetrit. Është absolutisht kërcënuese".
13 Shkurt 2022, 17:04 -
Kancelari gjerman shkon në Kiev dhe Moskë, në përpjekje për zbutjen e tensioneve
Kancelari gjerman Olaf Scholz shkon në Ukrainë dhe Rusi këtë javë në një përpjekje për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve të përshkallëzuara pasi zyrtarët e zbulimit perëndimor paralajmëruan se Rusia mund të ndërmarrë një sulm rus ndaj Ukrainës brenda disa ditësh. Gjermania është një nga vendet që u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur.
13 Shkurt 2022, 15:50 -
Në Ukrainë tensionet shtohen, SHBA mbron evakuimin e ambasadës ndërsa Kievi kërkon qetësi! Britania 'krahason' Putinin me Hitlerin
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se kërcënimi "i menjëhershëm" i veprimit ushtarak rus në Ukrainë justifikon evakuimin e ambasadës amerikane në Kiev. Fjalët e tij erdhën pasi presidenti i Ukrainës kërkoi qetësi, duke thënë se armiku më i madh ishte paniku. Më shumë se një duzinë vende u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina.
13 Shkurt 2022, 11:56 -
FOTOT/ Marshim uniteti në Ukrainë, mijëra qytetarë dalin rrugëve të Kievit të bashkuar kundër luftës
Turma njerëzish u mblodhën në kryeqytetin ukrainas të shtunën pasdite për atë që u quajt si "Marshimi i Unitetit për Ukrainën". Shumë nga njerëzit që marshonin mbanin flamuj ukrainas dhe tabela me slogane pro-ukrainase,
12 Shkurt 2022, 18:15 -
Tensionet me Rusinë, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Largohuni sa më parë nga Ukraina
Në një kohë kur shërbimet e inteligjencës së SHBA-së dhe presidenti Joe Biden kanë paralajmëruar se Rusa mund të sulmoje Ukrainën javën që vjen, Shqipëria u ka bën thirrje shtetasve të saj që të largohen nga Ukraina
12 Shkurt 2022, 12:38 -
-
-
-
SHBA: Rusia tani ka forca të mjaftueshme për ta pushtuar Ukrianën
Rusia tani ka forca të mjaftueshme për të kryer një operacion të madh ushtarak kundër Ukrainës dhe se një operacion i tillë mund të nisë “në çdo moment”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
11 Shkurt 2022, 20:47
